KATANGA EXPRESS

KATANGA EXPRESS është një fungicid sistemik, në formulim granula të tretshme në ujë (WG), me lëvizshmëri të lartë në bimë. Ai depërton shpejt në indet e bimëve dhe siguron mbrojtje efikase duke vepruar në mënyrë sistemike me efekt ngjitës dhe zbritës, duke mbrojtur edhe gjethet e formuara pas trajtimit.

  • Grupi: P07 FUNGICID

  • Lënda aktive: Fosetyl-Al 80%

  • Formulimi: WG – granula të tretshme në ujë

  • Numri i regjistrimit: 799, datë 20.01.2023


Deklaratat e rrezikut:

  • H317 – Mund të shkaktojë reaksion alergjik të lëkurës

  • H410 – Shumë toksik për jetën ujore me efekte afatgjata


Deklaratat parandaluese:

  • P102 – Mbajeni larg fëmijëve

  • P261 – Mos thithni pluhurin/gazin/mjegullën

  • P273 – Shmangni derdhjet në mjedis

  • P280 – Vishni pajisje mbrojtëse për duart, trupin dhe fytyrën

  • P302+P352 – Në rast kontakti me lëkurën, lani me ujë dhe sapun

  • P333+P313 – Nëse ndodh acarim i lëkurës, kërkoni ndihmë mjekësore

  • P362+P364 – Hiqni dhe lani rrobat e ndotura përpara ripërdorimit

  • P391 – Mblidhni derdhjet

  • P501 – Shkatërroni përmbajtjen/ambalazhin sipas legjislacionit në fuqi


Informacion për mjekun:

  • Nuk ka raste të njohura intoksikimi. Në rast aksidenti, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor ose kontaktoni qendrën e kontrollit të helmimeve.


Ndihma e parë:

  • Thithje: Nxirreni në ajër të pastër, jepni oksigjen nëse është e nevojshme

  • Kontakti me lëkurën: Lani me shumë ujë dhe sapun

  • Kontakti me sytë: Shpëlajeni për 15–20 minuta, nën qepallat, me shumë ujë

  • Gëlltitje: Pini 1–2 gota ujë, mos provokoni të vjella pa këshillën e mjekut

  • Terapia: Simptomatike

  • Urgjencë: Lajmëroni qendrën për trajtim të helmimeve


Dozimi dhe përdorimi sipas kulturave:

Kultura Sëmundja Doza Numri maksimal i trajtimeve Kohët e trajtimit
Agrume (portokall, limon, qitro, mandarinë) Phytophthora spp. 250–300 g / 100 l ujë Deri në 3 herë në vit Pranverë (fillim lulëzimi), korrik, tetor/nëntor
Rrush vere/tryeze Plasmopara viticola 250–300 g / 100 l ujë Deri në 4 trajtime Nga paralulëzimi në intervale 10–14 ditë
Peme frutore Phytophthora spp. 250–300 g / 100 l ujë Deri në 3 herë në vit Prill, korrik, shtator/tetor
Luleshtrydhe (f+s) Phytophthora cactorum 250 g / 100 l ujë
Domate (f+s) Phytophthora infestans 250–300 g / 100 l ujë
Kastravec Pseudoperonospora cubensis 250–300 g / 100 l ujë
Kungull, pjeper, shalqin Pseudoperonospora cubensis 250–300 g / 100 l ujë
Marule, sallatë Bremia lactucae 200–300 g / 100 l ujë
Lule ornamentale Phytophthora spp. 250 g / 100 l ujë

Shënim për agrumet: Kur aparati gjethor është i dobët, rekomandohet aplikimi shtesë me furçë në trungje dhe degë.


Karenca (dita nga trajtimi deri në vjelje):

Kultura Karenca
Agrume & Peme frutore 15 ditë
Rrush për verë dhe tryezë 28 ditë
Luleshtrydhe, domate 14 ditë
Kastravec, kungull, pjeper, shalqin 3 ditë
Luleshtrydhe me zhytje rrënjësh, lule ornamentale 0 ditë

Ndikimi në mjedis:

  • EUH401 – Për të shmangur rreziqet për shëndetin dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet e përdorimit.


Kushtet e ruajtjes:

  • Ruajeni në paketimin origjinal, të mbyllur mirë, në vend të thatë, të ajrosur dhe të mbrojtur nga zjarri.

Lenda Aktive

Fosetyl-Al 80%

Lloji i formulimit

WG (Granula te tretshme ne uje)

Llojet e paketimit

5KG , 1KG, 300G , 250G , 60G , 50G

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “KATANGA EXPRESS”