PËRMBAJTJA
- Oxathiapiprolin: 3% (p/v)
- Mandipropamid: 25% (p/v)
- Lëndë ndihmëse: 72,3% (p/p)
Formulimi: Koncentrat i suspendueshëm (SC).
Fungicid me veprim parambrojtës për luftimin e vrugjeve.
TË RUHET NË VENDE TË SIGURTA DHE LARG FËMIJËVE.
I destinuar vetëm për përdoruesit profesionistë.
PRODHUESI:
SYNGENTA Crop Protection AG
Basel, Switzerland
Tel: +41 61 323 11 11
Fax: +41 61 323 12 12
KUJDES
- Shumë toksik për organizmat ujorë, me efekte afatgjata.
Mënyra e veprimit:
- Oxathiapiprolin lëviz në mënyrë translaminare duke kontribuar në mbrojtjen uniforme të gjetheve dhe në mënyrë sistemike, përmes ksilemës, duke mbrojtur rritjet e reja. Ajo vepron si një rregullator i lidhjes së oksisterolit (OSBPI) në qelizat e kërpudhave, duke prishur funksionet qelizore si sinjalizimi, mirëmbajtja e membranave qelizore dhe formimi i lipideve të nevojshme për mbijetesën e kërpudhave.
- Mandipropamid absorbohet nga indet bimore dhe lëviz në mënyrë translaminare duke parandaluar mbirjen e sporeve, zhvillimin e miceli dhe sporogjenezën.
Mënyra e përdorimit:
Spërkatje gjethore.
Mënyra e përgatitjes së tretësirës spërkatëse:
- Mbushni me ujë deri në mes pompën spërkatëse dhe filloni përzierjen.
- Hidhni dozën e duhur të preparatit duke vazhduar përzierjen dhe plotësoni pompën me sasinë tjetër të ujit.
Pastrimi i pajisjeve spërkatëse:
Menjëherë pas përdorimit, pastroni me kujdes pajisjet spërkatëse. Zbrazni plotësisht rezervuarin, shpëlajeni atë dhe të gjitha pjesët e pajisjes spërkatëse tre (3) herë me ujë të pastër, derisa shkuma dhe të gjitha gjurmët e produktit të jenë zhdukur plotësisht.
Përzihet me:
Shumicën e insekticideve, fungicideve dhe rregullatorëve të rritjes që përdoren në këto kultura bujqësore.
Në rastin e përzierjes me produkte të tjera, bëni paraprakisht testin e pajtueshmërisë.
Nuk rekomandohet përzierja me produktet që përmbajnë bakër.
Udhëzime për tërheqjen e sigurt të produktit dhe paketimit:
- Shishet bosh të ambalazhit shpëlahen me ujë nën presion ose shpëlahen tre herë (uji i shpëlarjes hidhet në rezervuarin e pompës spërkatëse).
- Pas shkatërrimit të shisheve duke i shpuar, vendosini në pikat e grumbullimit për riciklimin ose rikuperimin e energjisë.
Përdorimi:
Hardhi (për rrush tavoline e për industri):
- Objekti i luftimit: Vrugu (Plasmopara viticola)
- Doza: 67 ml/dynym (max)
- Sasia e tretësirës spërkatëse: 10-100 litra/dynym
- Spërkatje gjethore: Nga faza e 3 gjetheve deri në zbutjen e kokrrave (BBCH 13-85).
- Intervali i trajtimeve: Deri në 2 trajtime me interval prej 10-14 ditësh.
Domate (fushë):
- Objekti i luftimit: Vrugu (Phytophthora infestans)
- Doza: 40 ml/dynym (max)
- Sasia e tretësirës spërkatëse: 20-100 litra/dynym
- Spërkatje gjethore: Nga dalja e gjethes së parë të vërtetë deri në pjekjen e plotë të frutave (BBCH 11-89).
- Intervali i trajtimeve: Deri në 3 trajtime me interval prej 7-10 ditësh.
Domate (serrë):
- Objekti i luftimit: Vrugu (Phytophthora infestans)
- Doza: 40 ml/dynym (max)
- Sasia e tretësirës spërkatëse: 20-100 litra/dynym
- Spërkatje gjethore: Nga dalja e gjethes së parë të vërtetë deri në pjekjen e plotë të frutave (BBCH 11-89).
- Intervali i trajtimeve: Deri në 3 trajtime me interval prej 7-10 ditësh.
Sallatë (fushë & serrrë):
- Objekti i luftimit: Vrugu (Bremia lactucae)
- Doza: 40 ml/dynym (max)
- Sasia e tretësirës spërkatëse: 20-80 litra/dynym
- Spërkatje gjethore: Nga dalja e gjethes së parë të vërtetë deri kur bima të fitojë madhësinë dhe formën e saj tipike (BBCH 11-49).
- Intervali i trajtimeve: Një (1) trajtim kur kultivohet në serrë dhe deri në 2 trajtime me interval 7-10 ditësh kur kultivohet në fushë të hapur.
Vërejtje:
1. Doza LWA:
Në sistemet lineare të mbjelljes së kulturave me rritje vertikale, për të përcaktuar dozën optimale, llogaritni dozën për dynym duke marrë parasysh përmasat e kulturës bujqësore (lartësinë e vegjetacionit dhe distancën midis rreshtave). Formula është si më poshtë:
-
Sipërfaqja gjethore (LWA):
2 x (lartësia e vegjetacionit (metra) x distanca midis rreshtave (metra) x 10,000) -
Doza përfundimtare për dynym:
LWA 100,000 x Doza LWA
Tabela për Hardhën:
Lartësia e vegjetacionit (metra) | Distanca midis rreshtave (metra) | 0.8 | 1.0 | 1.2 | 1.4 | 1.6 | 1.8 | 2.0 | 2.5 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2 | 36 | 45 | 54 | 63 | 67 | 67 | 67 | 67 | |
2.5 | 29 | 36 | 43 | 50 | 58 | 65 | 67 | 67 | |
3 | 24 | 30 | 36 | 42 | 48 | 54 | 60 | 67 | |
3.5 | 21 | 26 | 31 | 36 | 41 | 46 | 51 | 64 |
Tabela për Domaten në Serrë:
Lartësia e vegjetacionit (metra) | Distanca midis rreshtave (metra) | 0.1 | 0.25 | 0.5 | 0.75 | 1 | 1.25 | 1.5 | 1.75 | 2 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
0.75 | 5 | 13 | 27 | 40 | 40 | 40 | 40 | 40 | 40 | |
1 | 4 | 10 | 20 | 30 | 40 | 40 | 40 | 40 | 40 | |
1.25 | 3 | 8 | 16 | 24 | 32 | 40 | 40 | 40 | 40 | |
1.5 | 3 | 7 | 13 | 20 | 27 | 33 | 40 | 40 | 40 | |
2 | 2 | 5 | 10 | 15 | 20 | 25 | 30 | 35 | 40 |
2. Përdorni intervalin më të shkurtër të trajtimit kur kushtet favorizojnë zhvillimin e patogjenit.
Menaxhimi i rezistencës:
Për të shmangur zhvillimin e rezistencës, përdorni produktin në trajtime parambrojtëse dhe alternoni me fungicide me mënyrë tjetër veprimi (grup i ndryshëm FRAC).
Intervali kohor i sigurisë midis trajtimit dhe futjes së njerëzve ose kafshëve në parcelën e trajtuar:
Mos hyni në zonën e spërkatur përpara se tretësira spërkatëse të jetë tharë në sipërfaqen e gjetheve.
Fitotoksiciteti:
Nuk është fitotoksik kur përdoret sipas rekomandimeve të mësipërme.
Spërkatja e fundit para vjeljes:
- Hardhi (për rrush tavoline e për industri): 21 ditë
- Sallatë (F+S): 7 ditë
- Domate (F+S): 3 ditë
Periudha dhe kushtet e ruajtjes:
Produkti mbetet i qëndrueshëm deri në 2 (dy) vjet në paketimin origjinal të mbyllur, në vende të thata, të freskëta dhe të ajrosura mirë, larg nga rrezet direkte të diellit.
Reviews
There are no reviews yet.