Lenda vepruese:
- 36% Glyphosate acid (36% w/v)
- (48.6% w/v, në formë kripe izopropylamine)
- Lëndë ndihmëse 67.61% w/w
Formulimi:
Koncentrat i tretshëm në ujë (SL)
Përshkrimi:
Është një herbicid i pas mbirrjes, me veprim total, duke kontrolluar barërat gjethegjera dhe gjethengushta në periudhën e rritjes aktive.
Thithet lehtësisht nëpërmjet gjetheve e lastarëve të bimëve dhe lëviz me shpejtësi brenda tyre. Lëviz në dy kahje:
- Lëvizje ngjitëse (akropetale) nëpërmjet ksilemes, ku grumbullohet shpejt në pikat e rritjes (meristemat).
- Lëvizje zbritëse (bazipetale), me grumbullim dhe nekrotizim të rrënjëve, rizomave, stoloneve dhe organeve të depozitimit të rezervave ushqimore.
Përdorimi:
Përdoret për kontrollin e barërave të keqia një dhe shumëvjeçare, gjethengushta dhe gjethegjera në agrume, farore, berthamore, ullinj, vreshta, trendafilishte, etj. Nuk rekomandohet në pemtoret dhe vreshtat e reja.
Përveç bujqësisë, ka gjetur përdorim edhe në kontrollin e barërave në bordura dhe anët e rrugëve, midis shinave hekurudhore dhe mjediseve të tjera, ku prania e barërave është shqetësuese.
Doza e përdorimit:
- 6-12 lit preparat/ha, duke përdorur 400-500 litra ujë, në varësi të zhvillimit të barërave të keqia.
- Kundër barërave të keqia njëvjeçare gjethengushta dhe gjethegjera si: Rumex hyumenosepalus, Truska (Cyperus spp), Cirsium arvense, Talla (Sorghum halepense) – 6 lit preparat/ha.
- Kundër barërave mesatarisht rezistente si: Artemisia spp – 8 lit preparat/ha.
- Kundër barërave rezistente, doza mund të shtohet:
- Për graminoret: 10 lit preparat/ha.
- Për Convolvulus spp apo kallamishtet (Phargmites spp): 12 lit preparat/ha.
Perdore me spërkatje pas mbirjes, kur barërat e keqia ndodhen në fazën e rritjes intensive dhe kanë arritur gjatësinë 10-15 cm.
Vërejtje për përdorimin:
- Mos i ndotni ujrat me preparatin ose paketimin e tij.
- Mos spërkatni në ditë me erë.
- Mos trajtoni barërat e keqia të cilat vuajnë nga stresi i ndryshëm si thatësia, të ftohtit, etj.
- Mos spërkatni nëse pritet të bjerë shi në 6 orët e ardhshme.
- Kujdesuni që gjatë spërkatjes tretësira të mos bjerë në ujin e kanaleve kulluese apo ujitëse.
- Nuk perzihet me produkte të tjera me reaksion alkalin ose acid.
- Menjanoni përdorimin në tokat shumë ranore.
- Perdoret ekskluzivisht në kohën dhe për qëllimet e parashikuara në këtë etiketë. Çdo përdorim tjetër do të ishte me rreziqe.
- Intervalet e sigurisë ndërmjet aplikimit dhe mbjelljes së kulturës së mbrojtur: 14 ditë.
Përgatitja e tretësirës:
- Mbushni enën e spërkatjes me ujë deri në mes dhe shtoni dozën e rekomanduar të preparatit, duke e trazuar. Shtoni pjesën tjetër të ujit dhe përzieni vazhdimisht.
- Mos përdorni ujë të ndotur ose të fortë për të tretur pesticidet.
Fitotoksiciteti:
Nuk është fitotoksik kur aplikohet sipas etiketes.
Ndikimi në ekosistem:
- H410: Shumë toksik për jetën ujore me efekte afatgjata.
- SP1: Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij. Mos i pastroni paisjet e aplikimit në afërsi të ujërave sipërfaqësore. Shmangni ndotjen nëpërmjet kanalizimeve nga fermat dhe rrugët.
- SPe3: Për të mbrojtur bimët që nuk synohen, lini një zonë të patrajtuar mbrojtjeje 10 m për agrumet, drufrutoret farore dhe berthamore, ullirin dhe hardhinë dhe 20 metra për përdorime të tjera në fushë të hapur pas vjeljes së prodhimeve ose para punimeve për mbjellje, toka të papunuara dhe trajtimit të kanaleve vaditëse dhe kulluese.
Magazinimi:
Magazinohet në vende të ajrosura, të freskëta dhe pa lagështirë, në temperaturë 0-40°C.
Masat parambrojtëse:
- P102: Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritshme nga fëmijët.
- Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit si dhe ushqimeve për blegtorinë.
- P280: Gjatë punës përdor paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.
- Evitoni kontaktet e syve dhe të lëkurës me preparatin.
- P261: Shmangni thithjen e produktit me frymëmarrje.
- P270: Mos hani, mos pini lëngje dhe duhan gjatë përdorimit të këtij produkti.
- EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet për përdorimin.
- Në përfundim të punës, lani paisjet mbrojtëse, mjetet spërkatëse, duarët dhe pjesët e ekspozuara të trupit.
- P501: Asgjësoni përmbajtjen/enën në përputhje me rregulloret kombëtare.
Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun:
- Në rast gëlltitje, marrje me organet e frymëmarrjes dhe me lëkurën, shkakton këto shenja helmimi: dermatit, konjuktivit, vjellje, diare, apati.
- Në rast dëmtimi, kërkoni ndihmë mjekësore në qendrën spitalore më të afërt dhe tregoni mjekut etiketen.
- P305+P351+P338: Në rast se solucioni bie në sy: shplajini me kujdes për disa minuta. Hiqni lentet e kontaktit dhe vazhdoni shpëlarjen.
- Në rast kontakti me lëkurën: Lani me kujdes zonën e prekur me sapun. Hiqni rrobat e ndotura dhe lani pjesët e prekura të trupit tërësisht me sapun dhe ujë.
- Në rast kontakti me sytë: Lani tërësisht zonën e prekur, nëse shqetësimi vazhdon, kërkoni ndihmë mjekësore. Shpëlajeni menjëherë me ujë të bollshëm për të paktën 10 minuta.
- Në rast të gëlltitjes: Përdorni qymyr aktiv të tretur në sasi të mëdha uji në mënyrë të përsëritur.
- Mos i jepni asgjë viktimës nëse është pa ndjenja. Mos shkaktoni të vjella, kërkoni këshilla mjekësore.
- Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi simptomatik.




Reviews
There are no reviews yet.