| Lenda Aktive | Azoxystrobin 250 g/l |
|---|---|
| Lloji i formulimit | Koncentrat i suspendueshëm (SC). |
ORONDIS EVO
ORONDIS EVO 25/1.2 SC
Fungicid sistemik për mbrojtjen e kulturave bujqësore
ORONDIS EVO 25/1.2 SC është fungicid sistemik me veprim parambrojtës, i bazuar në kombinimin e dy lëndëve vepruese Azoxystrobin 25% p/v dhe Oxathiapiprolin 1.2% p/v, të formuluara si Koncentrat i Suspendueshëm (SC).
Kombinimi i këtyre dy lëndëve vepruese siguron një spektër të gjerë veprimi dhe një mbrojtje të fuqishme ndaj sëmundjeve kërpudhore, veçanërisht ndaj patogjenëve të grupit të oomiceteve.
Përbërja
- Azoxystrobin: 25% p/v
- Oxathiapiprolin: 1.2% p/v
- Formulimi: SC – Koncentrat i Suspendueshëm
- Grupet FRAC: 11 + 49
Mënyra e veprimit
Azoxystrobin ka veprim sistemik dhe pjesërisht translaminar. Vepron në kompleksin III të zinxhirit të frymëmarrjes së kërpudhave, duke penguar rritjen e micelit, mbirjen dhe prodhimin e sporeve.
Oxathiapiprolin ka veprim sistemik lokal dhe translaminar dhe vepron mbi proteinat lidhëse të oksisterolit (OSBPI), duke ndërprerë procese të rëndësishme qelizore të patogjenit, përfshirë sinjalizimin, mirëmbajtjen e membranave dhe formimin e lipideve.
Kulturat dhe sëmundjet
Domate – serrë
- Vrugu (Phytophthora infestans)
- Hiri (Oidium neolycopersici, Leveillula taurica)
- Doza: deri në 100 ml/dynym
- Maksimumi: 2 trajtime, me interval 7 ditë
- PHI: 3 ditë
Kastravec, kungull, pjepër dhe shalqi – serrë
- Vrugu (Pseudoperonospora cubensis)
- Didymella (Didymella bryoniae)
- Doza: deri në 100 ml/dynym
- Maksimumi: 2 trajtime, me interval 7 ditë
- PHI: 3 ditë
Marule – serrë
- Vrugu (Bremia spp.)
- Kalbëzimi i bardhë (Botrytis cinerea)
- Doza: 100 ml/dynym
- Maksimumi: 2 trajtime, me interval 7 ditë
- PHI: 14 ditë
Mënyra e aplikimit
Aplikohet me spërkatje gjethore, kryesisht në mënyrë parambrojtëse. Përgatitja e tretësirës bëhet duke mbushur fillimisht rezervuarin me ujë deri në një pjesë të kapacitetit, duke nisur përzierjen dhe më pas duke shtuar dozën e produktit. Plotësoni pjesën tjetër të ujit duke vazhduar përzierjen.
Menaxhimi i rezistencës
Për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të rezistencës, ORONDIS EVO 25/1.2 SC duhet të përdoret në mënyrë të alternuar me fungicide që kanë mekanizma të ndryshëm veprimi.
Mos përdorni në mënyrë të njëpasnjëshme fungicide të grupeve FRAC 11 dhe 49 dhe respektoni numrin maksimal të trajtimeve të përcaktuar në etiketë.
Përputhshmëria
Në përgjithësi, produkti është i përziershëm me shumicën e insekticideve, fungicideve dhe rregullatorëve të rritjes të përdorur në këto kultura. Në rast përzierjeje me produkte të tjera, rekomandohet kryerja paraprake e një testi pajtueshmërie.
Kujdes
ORONDIS EVO 25/1.2 SC është shumë toksik për organizmat ujorë dhe mund të shkaktojë efekte afatgjata. Shmangni ndotjen e ujërave dhe respektoni masat e sigurisë gjatë përgatitjes dhe aplikimit.
Produkt i destinuar vetëm për përdorues profesionistë.
Regjistrimi në Shqipëri: Nr. 56, datë 26.05.2026
Afati i ruajtjes: 3 vjet në paketimin origjinal, të mbyllur, në ambiente të thata, të freskëta dhe të ajrosura mirë.
You must be logged in to post a review.




Reviews
There are no reviews yet.