Kontrollon një numër të madh të insekteve dëmtues që gjenden në tokë. Bazuar në materien aktive Cypermethrin (Grupi piretroid) Belem 0.8 MG është insekticid me veprim kontakti dhe gëlltitje. Vepron ne sistemin nervor te insektit. Kontrollon nje numer te madh te insekteve demtues qe gjenden ne toke.
Përmbajtja: Cypermethrin 0,8% v/v
Formulimi: Mikrogranula (MG)
Përdorimi:
BELEM 0.8 MG është Insekticid me formulim mikrogranular që përdoret për kontrollin e insekteve dëmtues të tokës Diabrotica virgifera dhe atyre të familjes Elateridae: Agriotes (Krimbat tel, krimbi murrëm etj.), krimbi i misrit (Heristonatus uhleri), etj., që dëmtojnë kulturat bujqësore sic janë: Misri, misëri i ëmbël, melekuqi, luledielli, perime patate, duke e përdorur para ose gjatë mbjelljes. Perdoret me 1.2 kg/dyn.
Belem 0.8 MG përbëhet nga mikrogranula të gatshme pa përgatitje ose hollim para përdorimit. Përdoret gjatë mbjelljes së kulturave të shpërmendura. Aplikimi duhet tëkryhet duke përdorur mikrogranulatorin me rastin e mbjelljes së farës apo futjes së saj në tokë (në hulli) së bashku me mikrogranulat Belem 0,8 MG në të njëjtën kohë.
Belem 0.8 MG përbëhet nga mikrogranula të gatshme pa përgatitje ose hollim para përdorimit. Përdoret gjatë mbjelljes së kulturave të sipërpërmendura. Aplikimi duhet të kryhet duke përdorur difuzerin me rastin e mbjelljes së farës apo futjes së saj në tokë (në hulli).
Me kujdes duhet të kontrollojmë rrjedhën e secilit element të aparatit shpërndarës para fillimit të mbjelljes dhe të verifikojmë saktësinë e aplikimit gjatë punës.
Makina për mbjellje nuk duhet të lëviz me shpejtësi mbi 6 km/orë.
Përdoret me difuzerin e përshtatshëm. Në pjesën anësore janë të vendosur dy shirita me të cilët lidhet thesi në mbetet produkt pas përdorimit.
Fitotoksiciteti:
Nuk është fitotoksik nëse përdoret në dozat e rekomanduara.
Nuk rekomandohet të përdoret më shumë se një herë në të njejten ngastër brenda një viti.
Vërejtje per perdorimin:
Vëzhgoni me kujdes masat. Lexoni etiketën para përdorimit. Sigurohuni që produkti është inkorporuar edhe në fund të rreshtave.
Ndikimi ne mjedis:
Shumë toksik për organizmat ujorë, mund të shkaktojë efekte afatgjatë të dëmshme për mjedisin ujor. Ky material dhe ambalazhet e tij janë mberurina të rrezikshme. Shmangni ndotjen për mjedisin. Mos ndotni ujin me produktin ose ambalazhin e tij. Për të mbojtur organizmat ujore duhet respektuar një zonë mbrojtësë të pa trajtuar prej 5 m larg ujerave. Për të mbrojtur shpendët dhe gjitarët produkti duhet të futet në tokë.
Karenca:
Nuk aplikohet.
Kushtet e ruajtjes:
Ruhet në paketimin e tij origjinal, i mbyllur mirë, i mbrojtur nga drita, në temperaturë dhome dhe ajër të thatë dhe të ventiluar.
Masat parambrojtese:
- Mbajeni ne vende te sigurta dhe te paarriteshme nga femijet.
- Ruajeni ne vende te thata dhe te fresketa, larg ushqimeve dhe pijeve per njerezit si dhe ushqimeve per blegtorine.
- Gjate punes perdor paisje mbrojtese: kominoshe, doreza, maska, syze.
- Evitoni kontaktet e syve dhe te lekures me preparatin.
- Evitoni thithjen e avujve te preparatit me organet e frymemarrjes gjate pregatitjes se solucionit sperkates dhe gjate sperkatjes.
- Gjate perdorimit te tij mos ha e mos pi uje dhe duhan.
- Ne perfundim te punes lani paisjet mbrojtese, mjetet sperkatese, duart dhe pjeset e ekspozuara te trupit.
- Beni shkaterrimin e ambalazhit sipas rregullave ne fuqi.
Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun:
- Në rast kontakti me lëkurën, lahu menjëherë me ujë të bollshëm dhe sapun.
- Në rast kontakti me sytë, i lani menjëherë me ujë të bollshëm për 10-15 minuta dhe drejtohuni tek mjeku.
- Në rast gëlltitje, mos provokoni artificialisht të vjella. Të sëmurin dergojeni tek mjeku dhe i tregoni atij etiketën.
- Trajtimi mjekësor: Bëni lavazh të stomakut duke patur kujdes të evitoni thithjen e përmbajtjeve të tij. Jepini karbon aktiv dhe purgativ.
- Antidot nuk njihet. Mjekim simptomatik.
Reviews
There are no reviews yet.