BIOSULF

Squfur 96%

BIOSULF  96 DP eshte fungicid kontakti me veprim parambrojtes dhe kurues.


Lenda vepruese:               Squfur 96 %.

Formulimi:                        Pluhur per pluhurosje (DP).

Perdorimi:

Ne hardhi, per kontrollin e hirit (Uncinula necator), para lulezimit, me 20-30 kg preparat/ha, duke kryer deri ne 4 trajtime.

Ne molle, per kontrollin e hirit me me 20-30 kg preparat/ha, duke kryer deri ne 4 trajtime. Jep efekt dhe kunder merimangave.

Ne perime (ne fushe te hapur), per kontrollin e hireve, me 20-30 kg preparat/ha, duke kryer deri ne 4 trajtime.

Ne trendafil, per kontrollin e hireve, me 20-30 kg preparat/ha, duke kryer deri ne 4 trajtime.

Perdoret me pluhurosje, duke perdore pompa centrifugale per shperndarje sa me uniforme te pluhurit te squfurit.

Verejtje per  perdorimin:

Nuk perzihet me PMB-te qe perdoren zakonisht ne bujqesi.

Fitotoksiciteti:

Nuk eshte fitotoksik kur perdoret me dozat dhe sipas rekomandimeve te mesiperme.

Karenca:  Ne gjithe kulturat 7 dite.

Ndikimi mbi ekosistem:

Eshte i demshem per organizmat e gjalla, qe jetojne ne uje.

Nuk eshte helmues per bletet.

Mos ndotni ujrat dhe rruget e ujit me preparatin, tretesiren sperkatese ose ambalazhin bosh.

Magazinimi: Ruajeni ne ambalazhin origjinal, te mbyllur mire, ne vende te thata, te erreta dhe te ventiluara, ne temperatura 10-20°C

Masat parambrojtese:

  • Ruajeni ne vende te sigurta larg femijeve.
  • Ruajeni larg ushqimeve per blegtorine si dhe pijeve dhe ushqimeve per njerez.
  • Gjate punes mos hani dhe mos pini lengje e duhan.
  • Vishni rrobat e punes dhe pajisjet mbrojtese.
  • Pas punes lani duart dhe pjeset e ekspozuara te trupit.
  • Lani pajisjet mbrojtese, mjetet e sperkatjes.
  • Asgjësoni ambalazhin sipas rregullave në fuqi.

Udhezime per ndihmen e pare dhe keshilla per mjekun:

  • Ne rast kontakti me lekuren, behet shplarje menjehere me uje te bollshem e sapun.
  • Ne rast kontakti me syte, behet shplarje menjehere me uje te bollshem se paku 15 minuta dhe kerkoni ndihme mjeksore.
  • Ne rast gelltitje, pini 1-2 gota uje dhe provokoni te vjella.
  • Ne rast thithje avujsh, nxirreni te demtuarin ne ajer te paster.
  • Neqoftese humb ndergjegjen bejini frymemarrje artificiale dhe kur frymemarrja eshte e veshtire jepni oksigjen dhe kerkoni ndihme mjekesore ne institucionin me te afert spitalor, duke i treguar mjekut etiketen.
  • Nuk njihet antidot specifik.
    Mjekimi simptomatik.
Lenda Aktive

Squfur 96 %

Lloji i formulimit

Pluhur per pluhurosje (DP)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “BIOSULF”