BREVIS ёshtё rregullator ritje për bimët qё pёrdoret pёr rrallimin e kokrave nё mollё dardhё dhe rrush tavoline.
Përmban: 150 gr/kg Metamitron+diformat calciumi.
Formulimi: Granula tё tretshme nё ujё (WG).
Përdorimi:
BREVIS shkakton disbalancimin energjetik duke penguar fotosintezën përmes frenimit tё transportit fotosintetik
tё elektroneve nё fotosistemin II. BREVIS vepron në fotosintezёn e bimёs, duke nxitur bimёt tё hedhin frutat dhe duke ndihmuar nё rritjen e cilёsisё dhe sasisё sё prodhimit.
Nё mollë: pёrdorni BREVIS me 1.1 kg/ha, kur madhёsia mesatare e frutave qёndrore (diametri) ёshtё 8-10
mm per kultivaret qe kimikisht rrallohen lehte dhe 1.65 kg/ha kur diametri i kokrres eshte 10-12 mm.
Per kultivaret qe kimikisht rallohen me veshtiresi perdoret doza 1.65 kg/ha kur diametri i kokres eshte 8-12 mm.
Mos kryeni mё shumë se dy trajtime në nje sezon pёr njё total maksimal tё dozes deri 4.4 kg/ha. Trajtimi i dytё mund tё bёhet jo mё herёt se 5-10 ditё pas aplikimit tё parё me kusht qe madhesia e frutave te jete 12-14 mm por jo me shume se 16 mm. Bimёt me njё grup te madh frutash dhe kultivarёt qe kanё vёshtirёsi nё rallim mund te kenё nevojё pёr njё trajtim tё dytё.
Ne dardhe: pёrdoni BREVIS me 1,1-1,65 kg/ha (doza e rekomanduar 1,1 kg/ha) kur madhësia mesatare e frutit qendror është midis 8-12 mm. Mos bëni një aplikim të dytë.
Rrushi i tavoilinёs: pёrdorni BREVIS me 2.8-3.5 kg/ha midis fazës së caktuar të frutave (BBCH 71), kur shumica e kokrave janë zhvilluar dhe ndodh rënia e plotë e mbetjeve të luleve, dhe faza në të cilën kokrat kanë arritur madhësinë e kokrrës së piperit tё zi (BBCH73). Mos bëni një aplikim të dytë.
Përdorni vëllime uji që nuk i kalojnë 1000 l/ha.
Vërejtje për përdorimin:
Bimët në kushte stresuese janë më të ndjeshme ndaj efektit të produktit. Për të shmangur çdo efekt të pafavorshëm në bimë të tjera, është e nevojshme të shmanget trajtimi edhe ne kushte të lehta të erës.
Lani me kujdes pajisjet në fund të aplikimit. Efekti i BREVIS kur bimët janë në një situatë stresuese (dëmtime të mëdha të shkaktuara nga era, bresheri,thatësira ose faktorë të tjerë të ndryshëm) mund të jetë më i madh.
Përdorimi i rrjetave anti-breshër mund të rrisë efektivitetin e BREVIS për shkak të zvogëlimit të pjesshëm të rrezatimit diellor në dispozicion të bimëve. Në fakt, për shkak të mënyrës së tij të veprimit si një frenues i fotosintezës, aktiviteti i BREVIS ndryshon në përputhje me kushtet e ndryshme atmosferike (në veçanti nivelet e rrezatimit diellor) para, gjatë dhe pas aplikimit dhe nga fuqia e impiantit.
Moti me re dhe temperaturat e larta të natës (>10° C) gjatë javës para dhe pas aplikimit mund të rrisin efektin e trajtimit.
Në këto kushte, doza e aplikimit duhet të përshtatet dhe çdo aplikim i dytë të vlerësohet me kujdes. Kontrolloni kushtet ditore të motit në qendren më të afërt meteorologjike një javë para datës së planifikuar për aplikimin e parë; vlerësoni motin në 2 javët e ardhshme për të vendosur momentin e aplikimit të dytë duke respektuar indikacionet agronomike të paragrafit të dedikuar.
BREVIS duhet të aplikohet në temperatura të ditës mbi 10 °C dhe asnjëherë në temperaturë mbi 25 °C
Mos e aplikoni BREVIS brenda 5 ditёve para ose pas njё acari tё
mundshёm. BREVIS nuk duhet të aplikohet në gjethe të lagura, jo shumë herët në mëngjes ose menjëherë pas shirave. Shiu që ndodh 2 orë pas trajtimit nuk rrezikon efektivitetin e produktit. Në pemishtet e karakterizuara nga një rritje e fuqishme, me një numër të lartë lastarёsh, veprimi i BREVIS mund të jetë më i madh për shkak të një konkurrence më të lartë për fotosintezё midis bimësisë dhe frutave. Prandaj, doza duhet të zvogëlohet. Rekomandohet të mos përdorni BREVIS në pemishtet e mollëve më pak se 4 vjeç dhe në bimët
e dardhës më pak se 7 vjeç. Formulimet vajore dhe disa aditivë për të përmirësuar thithjen nuk duhet të përdoren kurrë në kombinim me BREVIS®
Fitotoksiciteti:
Nuk është fitotoksik kur përdoret në dozat dhe në kulturat e rekomanduara.
Ndikimi ne mjedis:
Pak helmues për bletën. EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet për përdorimin. H411 – Toksik për jetën ujore me efekte afatgjata. Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij. Mos pastroni paisjet e punёs në afërsi të ujërave sipërfaqësore. Shmangni kontaminimin përmes sistemeve të kullimit të ujit nga fermat dhe rrugët. Për të mbrojtur organizmat ujorë afër parceles që do të trajtohet respektoni një brez sigurie të pa trajtuar me gjerësi prej 5 m nga ujrat sipërfaqësore.
Karenca:
Trajtimet ndёrpriten 60 dite para vjeljes sё mollёve, dardhёve dhe rrushiit tё tavolinёs.
Ruajtja dhe magazinimi:
Ruhet në vende të thata, të ajrosura, larg rrezeve direkte të diellit, në temperaturё deri 35o C.
Reviews
There are no reviews yet.