CARAKOL eshte produkt ne forme granulash, i cili perdoret per kontrollin e specieve te ndryshme te Gastropodeve (kermijve e molusqeve) ne kulturat bujqesore ne fushe dhe ne ambjentet e mbrojtura.
Ne saje te permbajtjes ne to lendeve terheqese, granulat veprojne si karem ndaj kermijve dhe molusqeve, ndersa lenda aktive vepron nepermjet kontaktit dhe aparatit tretes.
Lenda vepruese: 5 % metaldehyde
Formulimi: Granula per shperndarje ne toke.
Perdorimi: Kermilli gri (Agriolimax agriestis) dhe kermilli i perimoreve (Arion hortensis) jane demtues shumengrenes qe shfaqen ne kultura te ndryshme si perime, bime te arave, fidanishte, bime zbukuruese, etj. Intensiteti i infeksionit prej tyre favorizohen nga moti me rreshje ose nga uitjet intensive. CARAKOL rekomandoht te perdoret sapo konstatohen kermijte e pare ne parcele dhe kur moti eshte me lageshti. Shperndahet pergjate perimetrit te parceles, ne reshta ose ne vendet ku konsatojme shenjat e jargeve karakteristike qe leshojne molusqet.
Doza e perdorimit: Produkti i ri permban nje proteine e cila terheq kermijte. Produkti nuk fermentohet ose myket, nuk shplahet nga shiu, duke shfaqur nje rezistenze te admirueshme ndaj lageshtuse se tepert. Eshtë e lehtë dhe praktike për t’u përdorur. Perdoret 70 g çdo 100 m2 (7 kg / ha). Per trajtime te lokalizuar perdorni 3-4 (disa ) kokra perreth cdo bime. Trajtimi mund te perseritet pas 10-14 ditesh.
Fitotoksiciteti: Nuk eshte fitotoksik
Ndikimi ne ekosistem: Eshte helmues per peshqit, shpendet dhe kafshet shtepiake.
Karenca:Nuk aplikohet.
Magazinimi: Ruhet ne temperature 5-350 C, ne vened te fresketa, te thata, larg kontakteve me rrezet direkte te diellit dhe burrimeve te tjera te nxehtesise.
Masat parambrojtese:
- Mbajeni ne vende te sigurta dhe te pa arriteshme nga femijet.
- Ruajeni ne vende te thata dhe te fresketa, larg ushqimeve dhe pijeve per njerezit si dhe ushqimeve per blegtorine.
- Evitoni marrjen e preparatit me organet e frymemarrjes gjate pregatitjes se solucionit sperkates dhe gjate sperkatjes.
- Gjate perdorimit te tij mos ha e mos pi uje dhe duhan.
- Gjate punes perdor paisje mbrojtese: kominoshe, doreza, maska, syze.
- Ne perfundim te punes lani paisjet mbrojtese, mjetet sperkatese, duart dhe pjeset e tjera te ekspozuara te trupit.
- Asgjesimi i ambalazheve te behet sipas rregullave ne fuqi.
Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun:
- Në rast kontakti me lëkurën hiqni menjëherë rrobat e ndotura, lani lëkurën me ujë të pastër dhe me pas me ujë të bollshëm dhe sapun.
- Në rast kontakti me sytë i lani menjëherë me ujë të bollshëm për 10-15 minuta dhe kërkoni këshillë mjekësore. Në rast se nuk ndiheni mirë, ndaloni punën dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
- Në rast gëlltitje provokoni artificialisht të vjella dhe kërkoni ndihmë mjekësore. Jepini të aksidentuarit karbon aktiv, kur nuk ka humbur ndjenjat.
- Antidot specifik nuk njihet. Mjekimi simptomatik.
Reviews
There are no reviews yet.