Pershkrimi
COSAVET DF është fungicid kontakti me veprim parambrojtes dhe kurues.
Lenda vepruese: Squfur 80 %.
Formulimi: Granula të dispergueshme në ujë (DF).
Përdorimi
- Në hardhi, për kontrollin e hirit (Uncinula necator), para lulezimit, me 0.6 deri 0.2 %, dhe, pas lulezimit me 0.2 -0.1 %, duke kryer deri në tre trajtime. Kundër eskoriozës, me 0.2 %.
- Në drithra, për kontrollin e hirit, me 6 kg preparat/ha, duke kryer deri në tre trajtime/sezon.
- Në molle, për kontrollin e hirit me 0.7 % para lulezimit, 0.5 % gjatë dhe pas lulezimit, dhe 0.2 % pas lidhjes së frutave. Jep efekt dhe kundër merimangave.
- Në perime (në fushë të hapur), për kontrollin e hireve, me 1.5 kg preparat/ha.
Vërejtje për përdorimin
Përzihet me pesticidet që përdoren zakonisht në bujqësi, duke përjashtuar ato me reaksion alkalin dhe vajrat minerale.
Karenca
- Në molle e dardhë 14 ditë; në hardhi 56 ditë.
Ndikimi mbi ekosistemin
- Nuk është helmues për organizmat e gjalla që jetojnë në ujë.
- Nuk është helmues për bletët.
- Mos ndotni ujrat dhe rrugët e ujit me preparatin, tretësirën spërkatëse ose ambalazhin bosh.
Fitotoksiciteti
Nuk është fitotoksik kur përdoret me dozat dhe sipas rekomandimeve të mësipërme.
Magazinimi
Ruajeni në ambalazhin origjinal, të mbyllur mirë, në vende të thata, të errëta dhe të ventiluara, në temperaturat nga 10-30 °C.
Info të tjera
Masat parambrojtëse
- Ruajeni në vende të sigurta larg fëmijëve.
- Ruajeni larg ushqimeve për blegtorinë, si dhe pijeve dhe ushqimeve për njerëz.
- Gjatë punës mos hani dhe mos pini lëngje e duhan.
- Vishni rrobat e punës dhe pajisjet mbrojtëse.
- Pas punës lani duar dhe pjesët e ekspozuara të trupit.
- Lani pajisjet mbrojtëse, mjetet e spërkatjes.
- Bëni shkatërrimin e ambalazhit sipas rregullave në fuqi.
Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun
- Në rast kontakti me lëkurën, lajini menjëherë me ujë të bollshëm e sapun.
- Në rast kontakti me sytë, lajini menjëherë me ujë të bollshëm për të paktën 15 minuta dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
- Në rast gëlltitje, pini 1-2 gota ujë dhe provokoni të vjella.
- Në rast thithje avujsh, nxirreni të dëmtuarin në ajër të pastër.
- Nëse humb ndërgjegjen bëjini frymëmarrje artificiale dhe kur frymëmarrja është e vështirë jepni oksigjen dhe kërkoni ndihmë mjekësore në qendrën më të afërt spitalore, duke i treguar mjekut etiketen.
- Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi simptomatik.
Reviews
There are no reviews yet.