Pershkrimi
Fungicid sistemik me veprim parambrojtes, kurues dhe crenjoses per luftimin e semundjeve kerpudhore në perime, vreshta e drithra.
Lenda vepruese: 120 gr/lit Azoxistrobin + 200 gr/lit Tebuconazole
Formulimi: SC (suspension i koncentruar)
Përdorimi
CUSTODIA është një fungicid me veprim sistemik parambrojtes, kurues dhe crenjoses me levizje translaminare. Në saj të përmbajtjes së dy molekulave që i përkasin klasave të ndryshme të strubilurinave dhe triazoleve, CUSTODIA shfaq një veprim të fuqishëm si parandalues (Azoxistrobina) dhe kurues e c
renjoses (Tebuconazole). Bashkimi i dy molekulave rrit veprimin anti-myk në të gjitha kulturat bujqësore. Krahas luftimit të hirit dhe fusariozave në të lashta, ka veprim shumë të mirë në parandalimin e infeksioneve nga vrugu.
Në Vreshta: Kundër hirit (Uncinula necator), përdoret 0.75 lit/ha, duke trajtuar në intervale 10-14 ditë me normë spërkatje 500-1000 lit/ha. Ka efekt shumë të mirë kundër vrugut të hardhës dhe botritis.
Në Drithra: Kundër hirit (Erysiphe graminis) dhe ndryshkut (Puccinia spp.), kundër fuzariozës së kallirit (Fusarium spp.) trajtimi kryhet në fazën e lulëzimit të plotë; kundër septoriozës (Septoria spp.) trajtimi kryhet në fazën e ngritje-kallezim. Doza e përdorimit: 1-1.25 lit/hektar.
Në Perime (domate, spec, pjeper, shalqi, trangull, kungull, patllixhan, qepe, hudher, sallatë): Kundër hirit (Erysiphe cichoracearum, Sphaeroteca fuliginea, Leveillula taurica), ndryshkut (Puccinia spp.). Me konstatimin e shenjave të para, trajtohet çdo 10-14 ditë, duke përdorur 0.5-1 lit/ha me normë uji 500-1000 lit/ha. Efekt shumë të mirë si parandalues kundër vrugut (Phytophthora). Në kushtet e presionit të lartë të infeksionit të sëmundjes, përdoret doza më e lartë e rekomanduar.
Vërejtje për përdorimin:
CUSTODIA përzihet me të gjitha fungicidet dhe insekticidet që kanë reaksion neutral.
Lejohen 2 trajtime në sezon për të lashtat, hardhinë, hudhrën dhe qepën.
Në perime të tjera si domate, patllixhan, kastravec, spec, kungullore e bostanore (në fushë dhe serrë), përdoren deri 3 trajtime në një sezon.
Ndikimi në Ekosistem
EUH401. Për të shmangur rreziqet ndaj shëndetit njerëzor dhe mjedisit, zbatoni udhëzimet e përdorimit.
Mos ndotni basenet, pellgjet dhe rrugët e ujit me produktin ose ambalazhin bosh.
Në rastet e aplikimeve në terrene të hapura, për të mbrojtur organizmat ujore, duhet të trajtohet në distancë 5-10 m nga basenet ujore apo burimet e ujit. Evitoni shplarjen e paisjeve afër ujrave sipërfaqësore, kanaleve të kullimit dhe rrugëve.
Fitotoksiciteti
Në kulturat dhe dozat e rekomanduara nuk ka shfaqur shenja të fitotoksicitetit.
Karenca
- Domate, kastravec, speca, kungull, patllixhan: 3 ditë
- Pjeper e bostan: 7 ditë
- Hudher, qepe e hardhi: 21 ditë
- Të lashta, grurë i butë e i fortë, tritikale dhe elb: 35 ditë
Magazinimi
Ruhet në vende të thata dhe në temperatura 0-35°C.
Frazat Parandaluese
- Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritshme nga fëmijët.
- Merrni udhëzime të veçanta para përdorimit.
- Gjatë përdorimit të tij, mos hani e mos pini ujë dhe duhan.
- P280: Gjatë punës përdor paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.
- Mblidhni ambalazhet në kontenjerë dhe bëni shkatërrimin e tyre sipas rregullave në fuqi.
- SP1 A: Mos ndotni ujin me produktin ose ambalazhin e tij.
Frazat e Rrezikut
- H302: I dëmshëm nëse gëlltitet. Toksicitet akut (oral).
- H361d: I dyshuar për dëmtimin e fetusit (fëmija i palindur).
- H410: Toksik për jetën ujore me efekte të gjata e të qëndrueshme.
- EUH208: Përmban 1,2-Benzisothiazolin-3-one: mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Udhëzime për Ndihmën e Parë dhe Këshilla për Mjekun
- Në rast kontakti me lëkurën, pjesët e atakuara lahen menjëherë me ujë të bollshëm e sapun.
- Në rast të kontaktit me sytë: shpërlajini ato me ujë të bollshëm dhe sapun për disa minuta dhe pastaj konsultohuni me një okulist.
- Në rast helmimi nga goja, drejtohuni mjekut dhe i tregoni atij etiketen.
- Antidot specifik nuk njihet. Mjekimi sipas simptomave.
Reviews
There are no reviews yet.