Fungicid me Spektër të Gjerë Veprimi me Bazë Sulfati Bakri të Neutralizuar me Kalcium
Përbërja:
20% baker metalik në formën e Sulfatit të Bakrit, në përzierje me kalcium.
Formulimi: Pluhur i tretshëm në ujë (WP).
Përdorimi:
Ky është një fungicid me spektër të gjerë dhe veprim kontakti, i përdorur si parandalues për një numër të madh sëmundjesh kërpudhore që janë të ndjeshme ndaj bakrit. Falë formulimit të veçantë dhe kombinimit perfekt bakër-kalcium, ky produkt siguron një mbulim uniform për kulturat që do të trajtohen.
Mënyra dhe Doza e Përdorimit
KULTURA | Semundjet | Koha e Përdorimit | Doza e Përdorimit |
---|---|---|---|
Hardhi | Vrugu, Eskorioza, Kalbëzimi i Zi, veprim dytësor ndaj botritisit. | – Trajtime para lulëzimit – Trajtime pas lulëzimit – Trajtime për mbyllje |
600-700 g/hl 700-1000 g/hl 1000-1200 g/hl |
Bërthamore (Mollë, Dardhë, Ftua) | Kromave, Monilia, Septoria, Kanceri i Degëve, Alternaria. | – Trajtime në vjeshtë – Trajtime në fund të dimrit – Trajtime para lulëzimit |
800-1600 g/hl 800-1200 g/hl 800-1000 g/hl |
Erwinia amylovora (zjarri bakterial) | – Trajtime pas lulëzimit | 500 g/hl | |
Pemë Frutorë (Pjeshkë, Kajsi, Qershi, Nespole, Bajame) | Gomoza, Monilia, Bakterioza, Kalbëzimi i Qafës, Sklerotinia, Kanceri i Degëve. | – Trajtime në vjeshtë – Trajtime në fund të dimrit |
800-1600 g/hl 800-1200 g/hl |
Ulliri | Syri i Palloit, Lehra dhe sëmundje të tjera bakteriale | Trajtime në fund të dimrit | 800-1200 g/hl |
Kiwi | Kalbëzimi i Qafës | 10-15 litra solucion në bazë të kërcellit | 800-1200 g/hl |
Bakterioza | Trajtime pas rënies së gjetheve | 500-600 g/hl | |
Agrume (Portokall, Limon, Mandarina, etj.) | Mal Secco, Gomoza, Bakterioza, Myku i Zi, Kalbëzimi i Qafës | – Trajtime në vjeshtë – Trajtime fund dimri-pranverë |
800-1200 g/hl |
Arra, Lajthi dhe fruta të tjera me lëvozhgë | Batterioza, Antracnoza, Kanceri i Degëve | – Trajtime pranverore-verore – Trajtime në vjeshtë |
600-800 g/hl 1000-1200 g/hl |
Luleshtrydhe | Vaiolatura, Kalbëzimi, Antracnoza | Fillimi vegjetativ | 500-1000 g/hl |
Duhan dhe Bimë të tjera Vajore | Vrugu, Batteriosi (Pseudomonas tabaci) | Sapo të verifikohen kushtet e favorshme për zhvillimin e sëmundjes | 5-7 kg/Ha |
Bimë Gjethore dhe Barëra të Freskëta | Vrugjet, Alternaria, Septoria, Antraknoza, Kladosporioza, Ndryshku, Cercospora | Sapo të verifikohen kushtet e favorshme për zhvillimin e sëmundjes | 500-1000 g/hl |
Patate, Dmate, dhe Perime të Tjera me Fruta | Vrugu, Alternaria, Bakterioza (Xanthomonas spp., Pseudomonas spp.), Kalbëzimi nga Botritis, Septoria, Antraknoza | ||
Perime me Bulba (Hudhër, Qepë, Qepë e Njomë, Presh, etj.) | Vrugu, Alternaria, Ndryshku | ||
Bimë Dekorative (Trëndafila, Karafila, Krizantema, etj.) | Vrugu, Ndryshku, Kroma, Alternaria, Antraknoza, Septorioza | ||
Drurë Pyjorë dhe Pemë Dekorative | Kancere, Bakterioza | – Trajtime pranverore-verore – Trajtime në vjeshtë |
700-1000 g/hl 800-1500 g/hl |
Përgatitja e Solucionit:
Tretni produktin e nevojshëm në një sasi të vogël uji, pastaj hidheni në serbatorin e mbushur me sasinë e nevojshme të ujit duke e përzierë vazhdimisht. Produkti është i neutralizuar dhe nuk duhet të përdorni gëlqere.
ECORAM 20 WP duhet të përdoret sipas normave kalendarike për luftimin, në intervale 7-12 ditë, në varësi të kushteve të temperaturave dhe lagështisë. Në raste sezonesh me shumë shira, duhen përdorur doza më të mëdha dhe në intervale më të shkurtra trajtimi.
Përputhshmëri: Pajtohet me antiparazitarët kryesorë dhe formulimet e squfurit.
Verejtje për Përdorimin:
- Farërat e trajtuara dhe që kanë tepruar pas mbjelljes, nuk duhet të përdoren si ushqim për njerëzit ose kafshët.
- Mos e aplikoni kundrejt erës.
- Në rast përzierjesh me formulime të tjera, duhet respektuar periudha më e gjatë e karencës.
Kujdes: Duhet të përdoret vetëm në bujqësi; çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm. Respektimi i udhëzimeve është kusht themeltar për të siguruar efikasitet të trajtimit dhe për të evituar dëme në bimë, njerëz ose kafshë.
Fitotoksiciteti:
Mos trajtoni gjatë lulëzimit.
Ky produkt mund të jetë fitotoksik për kulturat që nuk janë përmendur në këtë etiketë. Në pjeshkë, kajsi dhe disa varietete molle, si dhe Dardhë, që janë të ndjeshëm ndaj bakrit, mund të jenë të dëmshme nëse përdoren gjatë zhvillimit të shpejtë vegjetativ.
Ndikimi në Mjedis:
Shumë toksik për jetën ujore me efekte afatgjata.
EUH401: Për të shmangur rreziqet ndaj shëndetit njerëzor dhe mjedisit, zbatoni udhëzimet e përdorimit.
Karenca:
- 3 ditë para vjeljes për: Luleshtrydhe, Patate, Domate, Patëllxhan, Perime rrënjore, Perime me bulba, Kungullore.
- 7 ditë për kulturat gjethore dhe barërat e freskëta.
- 40 ditë për bërthamoret.
- 20 ditë për kulturat e tjera.
Magazinimi:
Ruhet në ambalazhe origjinale dhe në vende të thata dhe të ajrosura, në temperaturë 0-35°C.
Masa Parandaluese:
- Ruajeni në vende të sigurta dhe të paarritshme nga fëmijët.
- Mos hani, pini lëngje ose duhani gjatë përdorimit.
- Evitoni kontaktin me gojën, lëkurën, sytë dhe thithjen e tretësirës.
- Gjatë punës përdorni paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.
Reviews
There are no reviews yet.