Pershkrimi
Fungicid me veprim kontakti dhe efekt parambrojtes për kontrollin e shumë sëmundjeve kërpudhore të kulturave bujqësore.
- Lenda vepruese: Folpet 80 %
- Formulimi: Granula të dispergueshme në ujë (WDG)
- Ngjyra: Bezhe
Përdorimi
Për hardhinë:
- Për kontrollin e vrugut (Plasmopara viticola), kalbezimit gri (Botrytis cinerea), kalbezimit të zi (Guignardia bidwelli), kancerit të hardhisë (Phomosis spp.), njollosjes së kuqe të gjetheve (Pseudopeziza tracheiphila).
- Përdorimi në fillim të lulëzimit ndikon shumë mirë për lidhjen e frutave (pllenimin) si dhe për një zhvillim të mirë vegjetativ.
Në pemët frutore:
- Kundër kromave (Venturia inequalis & V.pirina), alternarieve (Alternaria sp.), kalbezimit të zi (Glomerella cingulata), gjetheperdedhëses (Taphrina deformans), antraknozave (Gleosporium fructigenum), ndryshkut (Tranzshelia discolor), etj.
Në perime (domate, kungullore) dhe luleshtrydhe:
- Për kontrollin e vrugjeve të familjes Peronosporaceae, si dhe të sëmundjeve të tjera si: kalbëzimet (Botrytis spp.), antraknozat, Cladospora, Colletotrichum, Septoria spp., alternaria (Alternaria spp.) në domate, kungullore, etj.
Në ulli:
- Për kontrollin e Spilocaea oleagina.
Përdorimi:
- Kryhen deri në 4 trajtime për sezon me intervale 7-10 ditë.
- Përdoret në të gjithë kulturat me 150-200 gr preparat/100 lit ujë.
Vërejtje për përdorimin
- Tek rrushi për verë, ndërpriten trajtimet 40 ditë para vjeljes për të mos penguar fermentimin e mushtit.
Fitotoksiciteti
- Tek rrushi i tavolinës, para se të bëhet përzierje me preparate të tjera, verifikohet selektiviteti në bimë të kufizuara.
- Spërkatjet me vajra minerale nuk duhet të kryhen pa kaluar 30 ditë nga trajtimi me folpet.
Ndikimi në Mjedis
- Mesatarisht helmues për gjitarët.
- Pak helmues për zogjtë, bletët, peshqit.
- Mesatarisht helmues për jovertebrorët ujorë.
- Mos ndotni ujrat me preparatin ose ambalazhin e tij.
Karenca
- 7 ditë për domaten
- 10 ditë për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen
- 21 ditë për kungulloret
- 40 ditë për rrushin për verë
- 120 ditë për ullirin
Magazinimi
- Ruhet në vende të thata, në temperatura jo më të ulëta se -10°C dhe jo më të larta se 35°C.
Masat Parambrojtëse
- Mbajeni në vende të sigurta dhe të paarritshme nga fëmijët.
- Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit dhe ushqimeve për blegtorinë.
- Gjatë punës përdor paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.
- Evitoni kontaktet e syve dhe të lëkurës me preparatin.
- Evitoni thithjen e avujve të preparatit gjatë përgatitjes së solucionit spërkatës dhe gjatë spërkatjes.
- Gjatë përdorimit të tij mos hani e mos pini ujë dhe duhan.
- Pas përfundimit të punës, lani paisjet mbrojtëse, mjetet spërkatëse, duar dhe pjesët e ekspozuara të trupit.
- Shkatërroni ambalazhin sipas rregullave në fuqi.
Udhezime për Ndihmën e Parë dhe Këshilla për Mjekun
- Në rast kontakti, hiqni menjëherë rrobat e ndotura. Lani menjëherë pjesët e ndotura të trupit me ujë të bollshëm dhe sapun.
- Nëse bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore.
- Nxireni të dëmtuarin në ajër të pastër. Nëse i dëmtuari ka humbur ndjenjat, shtrijeni dhe transportojeni në pozicion anësor.
- Në rast se është gëlltitur, mos provokoni të vjella, bëni lavazh të stomakut.
- Në rast dëmtimi, kërkoni ndihmë mjekësore në qendrën spitalore më të afërt dhe tregojini mjekut etiketën.
- Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi është simptomatik.
Keni Nevojë për Më shumë Informacion?
Na dërgoni të dhënat tuaja dhe ne do t’ju kontaktojmë.
[Formular Kontakti]
- Emri
- Adresa e Emailit
- Mesazhi juaj
Reviews
There are no reviews yet.