BANJO eshte fungicid kontakti me veprim mbrojtes, pak kurativ dhe sistemik, me efekt te mire residual dhe rezistence ndaj reshjeve te shiut
Lenda vepruese: 500 g/lit Fluazinam
Formulimi: Suspension i koncentruar (SC)
Perdorimi:
Perdoret me sukses per kontrollin e kerpudhave te klases Oomycetes (Pytophtora spp., Pernospora spp., Plasmospora spp., Pseudopernospora spp.), Ascomycetes (Venturia spp.), Mitosponic fungi (Botrytis cinerea).
Ne pemetari: kunder kromes se molles e te dardhes (Venturia Inequalis, V.Pirina) dhe Alternaries se molles (Alternaria spp.), me 70-100 ml/100 lit uje
Numri i trajtimeve: 3 here/sezon.
Ne vreshta: kunder kalbezimit (Botrytis cinerea), me 100-150 ml/100 lit uje.
-trajtimi i pare ne perfundim te lulezimit;
-trajtimi i dyte para mbylljes se veshulit;
-trajtimi i trete, invaiatura;
-trajtimi i katert 21 dite para vjeljes.
Ne patate: kunder vrugut (Phytophtora infestans), me 300-400 ml/ha, ka nje efekt te larte dhe te pa aritshem nga produktet e tjera kunder vrugut te gjethes dhe tuberit.
Trajtimet perseriten çdo 10-15 dite
Ne domate: kunder vrugut (Pernospora spp.), me 400-500 ml/ha.
Verejtje per perdorimin:
BANJO mund te perzihet me fungicidet dhe insekticidet e tjera, me perjashtim te atyre me reaksion alkalin. Nuk perzihet me Dodine.
[/et_pb_tab][et_pb_tab title=”Info të tjera” _builder_version=”4.0.9″]
Masat parambrojtese:
- Mbajeni ne vende te sigurta dhe te pa ariteshme nga femijet.
- Ruajeni ne vende te thata dhe te fresketa, larg ushqimeve, pijeve dhe ushqimeve per blegtorine.
- Evitoni kontaktet e zgjatura te syve dhe lekures me preparatin
- Evitoni marrjen e preparatit me organet e frymemarrjes gjate pregatitjes se solucionit dhe gjate sperkatjes.
- Gjate perdorimit te tij mos ha e mos pi uje dhe duhan.
- Gjate punes perdor paisje mbrojtese: kominoshe, doreza, maska, syze.
- Ne perfundim te punes lani paisjet mbrojtese, mjetet sperkatese.
- Pas perfundimit te punes lani duart dhe pjeset e ekspozuara te trupit.
- Beni shkaterimin e ambalazhit sipas rregullave ne fuqi.
Udhezime per ndihmen e pare dhe keshilla per mjekun:
- Ne rast kontakti me lekuren ose mukozat, lahuni me uje te bolleshem dhe sapun.
- Ne rast thithje te tretesires sperkatese me organet e frymemarrjes, i aksidentuari çohet ne nje mjedis te ngrohte dhe te ajrosur.
- Ne rast helmimi, kerkoni menjehere ndihme ne qendren me te afert spitalore, duke i treguar mjekut etiketen e ketij produkti.
- Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi sipas simptomave. Fitotoksiciteti:
Nuk eshte fitotoksik kur perdoret me dozat dhe ne kulturat e rekomanduara.
Rezulton te jete fitotoksik ne kultivaret e rushit (Muskat dei colli), Riesling Renano, Trebbiano.
Per kete aresye para trajtimit, te behen prova paraprake.
Ndikimi ne ekosistem:
Nuk eshte demtues ndaj bleteve, peshqve dhe organizmave te tjere.
Karenca:
Per rrushin per vere 28 dite; domate dhe patate 7 dite; molle e dardhe 60 dite.
Magazinimi:
Ruhet ne vende te errta, te fresketa dhe ne ambalazh origjinal.
Reviews
There are no reviews yet.