NIMROD 25 EC

Përmbajtja:
Bupirimate 250g/lit.

NIMROD 250 EC
NIMROD 250 EC është fungicid sistemik, me veprim parandalues, kurativ dhe crrenjoses, që përmban BUPIRIMAT, e vetmja lëndë aktive e familjes kimike të Hidroksipirimidinave, që karakterizohet nga një mekanizëm veprimi unik dhe të veçantë, specifik kundër hirit në vreshtari, pemë frutore, perime dhe bimë zbukuruese.

Përmbajtja:
Bupirimate 250g/lit.


Përdorimi

Në vreshta:
Trajtimet fillojnë nga momenti i lulezimit si parandalues, me 1-1.3 lit/ha. Në rast përzierje (mishele) me produktet që përmbajnë Tebuconazole, doza ulet në 0.7 lit/ha. Në prani të infeksionit në veshulë përdoret me 1.2-1.3 lit/ha, duke e përsëritur trajtimin pas 5-6 ditësh.

Në mollë:
Me 30-60 ml/100 lit ujë. Trajtimet fillojnë në fazën e veshëve të miut.

Në pjeshkë e kajsi:
Me 50-100 ml/100 lit ujë. Trajtimet fillojnë në prag të lulezimit.

Në domate, patëllxhan, speca (në serrë e fushë):
Me 200-300 ml/100 lit ujë.

Në shalqin, pjeper, kastravec e kungull (në serra e fushë):
Me 50-100 ml/100 lit ujë.

Në luleshtrydhe:
Me 1 lit/ha.

Në trendafila e bimë zbukuruese:
Me 150-300 ml/100 lit ujë.

Doza më e lartë përdoret në infeksionet e rënda.


Vërejtje për përdorimin

  • Përzihet me shumicën e insekticideve dhe fungicideve të përdorura në bujqësi.
  • Nuk lejohet përzierja me produktet alkaline.
  • Lejohet përzierja edhe me vajrat minerale.

Karenca

  • 14 ditë për drufrutoret.
  • 3 ditë për perimet dhe luleshtrydhen.

Info të tjera

Masat parambrojtëse

  • Ruajeni në vende të sigurta larg fëmijëve.
  • Ruajeni larg ushqimeve për blegtorinë dhe pijeve dhe ushqimeve për njerëzit.
  • Gjatë punës mos hani dhe mos pini lëngje ose duhan.
  • Vishni rrobat e punës dhe pajisjet mbrojtëse.
  • Pas punës lani duar dhe pjesët e ekspozuara të trupit.
  • Lani pajisjet mbrojtëse dhe mjetet e sprikates.
  • Bëni shkatërrimin e ambalazhit sipas rregullave në fuqi.

Udhezime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun

  • Në rast kontakti me sytë, lajini menjëherë me ujë të bollshëm për të paktën 15 minuta dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
  • Në rast gëlltitje, pini 1-2 gota ujë dhe provokoni të vjella.
  • Në rast thithjeje avujsh, nxirreni të dëmtuarin në ajër të pastër.
  • Nëse humb ndërgjegjen, bëni frymëmarrje artificiale dhe, kur frymëmarrja është e vështirë, jepni oksigjen dhe kërkoni ndihmë mjekësore në qendrën më të afërt spitalore, duke treguar mjekut etiketen.
  • Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi simptomatik.

Ndikimi mbi ekosistemin

  • Pak helmues për gjitarët.
  • Pak helmues për bletën dhe faunën e dobishme.
  • Mesatarisht helmues për peshqit.
  • Mos ndotni kanalet, ujëmbledhësat dhe burimet e tjera ujore me ambalazhin ose me solucionin e sprikates.

Fitotoksiciteti

  • Nuk është fitotoksik në kulturat dhe dozat e rekomanduara.
  • Mund të shkaktojë fitotoksicitet tek varietetet e mollës Gravestein, Idaret, Imperator nëse përdoret pas fazës së “butonave roze”.

Magazinimi

Ruajeni në ambalazhin origjinal, të mbyllur mirë, në vende të thata, të errëta dhe të ventiluara, në temperaturat nga 10-30°C.

Lenda Aktive

Bupirimate 250g/lit

Lloji i formulimit

EW

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “NIMROD 25 EC”