TAIFUN

 

Eshte nje herbicid  i pas mbirrjes, me veprim total, duke kontrolluar barerat gjethegjera dhe  gjethengushta ne periudhen e rritjes aktive.

Thithet lehtesisht nepermjet gjetheve e lastareve te bimeve dhe leviz me shpejtesi brenda tyre. Leviz ne dy kahje, levizje ngjitese (akropetale) nepermjet ksilemes, ku grumbullohet shpejt ne pikat e rritjes (meristemat), dhe levizje zbritese (bazipetale), me grumbullim dhe nekrotizim te rrenjeve, rizomave, stoloneve dhe organeve te depozitimit te rezervave ushqimore.

 

Perdorimi:

Perdoret per kontrollin e barerave te keqia nje dhe shumevjecare,gjethengushta dhe gjethegjera ne agrume, farore, berthamore, ullinj, vreshta, trendafilishte, etj. Nuk rekomandohet ne pemtoret dhe vreshtat e reja.

Perveç bujqesise ka gjetur perdorim edhe ne kontrollin e barerave ne bordura dhe anet e rrugeve, midis shinave hekurudhore dhe mjediseve te tjera, ku prania e barerave eshte shqetesuese.

 

Doza e perdorimit: 6-12 lit preparat/ha, duke perdorur 400-500 litra uje, ne vartesi te zhvillimit te barerave te keqia. Kunder barerave te keqia nje vjecare gjethengushta dhe gjethegjera si: Rumex hyumenosepalus, Truska (Cyperus spp). Cirsium arvense,Talla ( Sorghum halepense), me 6 lit preparat/ha. Kunder barerave mesatarisht rezistente si: Artemisia spp., me 8 lit preparat/ha.

Kunder barerave rezistente doza mund te shtohet: per graminoret 10 lit preparat/ha, per Convolvulus spp.apo kallamishtet(Phargmites spp.) 12 lit preparat/ha.

Perdore me sperkaje pas mbirjes, kur barerat e keqia ndodhen ne fazen e ritjes intensive dhe kane aritur gjatesi 10-15 cm.

 

 

Verejtje per perdorimin:

Mos i ndotni ujrat me preparatin ose paketimin e tij. Mos  sperkatni ne dite me ere.

Mos trajtoni barerat  e keqia  te cilat vuajne nga strese te ndryshme si thatesia, te ftohtit etj. Mos sperkatni nese pritet te bjere shi ne 6 oret e ardheshme. Kujdesuni qe gjate sperkatjes tretesira te mos bjere ne ujin e kanaleve kulluese apo ujitese.

Nuk perzihet me produkte te tjera me reaksoin alkalin ose acid. Menjanoni perdorimin ne tokat shume ranore. Perdoret ekskluzivisht ne kohen dhe per qellimet e parashikuara ne kete etikete. Cdo perdorim tjeter do te ishte me rreziqe.

Intervalet e sigurisë ndërmjet aplikimit dhe mbjelljes së kulturës së mbrojtur 14 dite.

 

Pergatitja e tretesires: Mbushni enën e spërkatjes me ujë deri në mes dhe shtoni duke e trazuar dozën e rekomanduar të preparatit. Shtoni pjesën tjetër të ujit dhe përzieni vazhdimisht. Mos përdorni ujë të ndotur ose të fortë për të tretur pesticidet.

 

Fitotoksiciteti: Nuk është fitotoksik kur aplikohet sipas etiketes.

 

 

Ndikimi nё ekosistem:

H410: Shumë toksik për jetën ujore me efekte afatgjata.
SP1: Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij. Mos i pastroni paisjet e aplikimit në afërsi të ujërave sipërfaqësore. Shmangni ndotjen nëpërmjet kanalizimeve nga fermat dhe rrugët.

SPe3 Për të mbrojtur bimët që nuk synohen, lini një zonë të patrajtuar mbrojtjeje 10 m për agrumet, drufrutoret farore dhe berthamore, ullirin dhe hardhinë dhe 20 metra për përdorime te tjera ne fushe te hapur pas vjeljes së prodhimeve ose para punimeve  para mbjelljes,toka të papunuara dhe trajtimit  të kanale vaditëse dhe kulluese.

 

Magazinimi: Magazinohet nё vende tё ajrosura, tё freskёta dhe pa lagёshtirё, nё tempereaturё 0-400 C.

Masat parambrojtese:  

  • P102: Mbajeni nё vende tё sigurta dhe tё pa arritёshme nga fёmijёt.
  • Ruajeni ne vende te thata dhe te fresketa, larg ushqimeve dhe pijeve per njerezit si dhe ushqimeve per blegtorine.
  • P280: Gjatё punёs pёrdor paisje mbrojtёse: kominoshe, doreza, maska, syze.
  • Evitoni kontaktet e syve dhe te lekures me preparatin.
  • P261: Shmangni thithjen e produktit me frymëmarrje.
  • P270: Mos hani, mos pini lёngje dhe duhan gjatë përdorimit të këtij produkti.
  • P280: Gjatё punёs pёrdor paisje mbrojtёse: kominoshe, doreza, maska, syze.
  • EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet për përdorimin.
  • Ne perfundim te punes lani paisjet mbrojtese, mjetet sperkatese, duart dhe pjeset e ekspozuara te trupit.
  • P501: Asgjësoni përmbajtjen/enën në përputhje me rregulloret kombëtare në

 

Udhezime  per ndihmen e pare dhe keshilla per mjekun:

  • Ne rast gelltitje, marrje me organet e frymamarrjes dhe me lekuren, shkakton keto shenja helmimi: dermatit, konjuktivit, vjellje, diare, apati.
  • Ne rast demtimi, kerkoni ndihme mjekesore ne qendren spitalore me te afert dhe tregojini mjekut etiketen.
  • P305+P351+P338: Nё rast se solucioni bie nё sy: shplajini me kujdes pёr disa minuta. Hiqni lentet e kontaktit dhe vazhdoni shpёlarjen.
  • Ne rast kontakti me lëkurën: Lani me kujdes zonën e prekur me sapun. Hiqni rrobat e ndotura dhe lani pjesët e prekura të trupit tërësisht me sapun dhe ujë.
  • Ne rast kontakti me syte: Lani tërësisht zonën e prekur, nëse shqetësimi vazhdon, kërkoni ndihme mjekësore. Shpëlajeni menjëherë me ujë të bollshëm për të paktën 10 minuta,
  • Në rast të gëlltitjes: Përdorni qymyr aktiv të tretur në sasi të mëdha uji në mënyrë të përsëritur.
  • Mos i jepni asgjë viktimës nëse është pa ndjenja. Mos shkaktoni të vjella,kërkoni këshilla mjekësore.
  • Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi simptomatik.

 

Lenda Aktive

Lenda vepruese: 36 % Glyphosate acid 36 %w/v,
(48.6 % w/v, në formë kripe izopropylamine)
Lende ndihmese 67.61% w/w.

Lloji i formulimit

Koncentrat i tretshem në ujë (SL)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “TAIFUN”