MAVRIK 2 F është insekticid/akaricid jo sistemik, i grupit të piretroideve, me veprim kontakti dhe ngrenie (stomaku), përdoret kundër insekteve të rendëve Coleoptera, Heteroptera, Hemiptera, Diptera, Lepidoptera dhe Homoptera si dhe merimangave të gjetheve.
Mavrik 2 F vepron në sistemin nervor të insekteve, shkakton depolarizimin e membranës, çakordimin, hiperaktivitetin, dhe vdekje.
Është përgjithësisht i padëmshëm deri në toksicitet të ulët ndaj insekteve të dobishëm me përjashtim të disa femrave të buburrecave, merimangave grabitqare, dhe çimkave grabitqare.
Është shumë i njohur për selektivitetin ndaj bletëve në kushtet e praktikave bujqësore, duke e bërë mëse normale përdorimin e MAVRIK 2 F gjatë lulëzimit të bimëve.
Për shkak të këtij preferencialiteti ndaj bletëve dhe efikasitetit kundër merimangave, përdoret kundër Varosa Jacobsoni në kosheret e bletëve.
Lënda vepruese: Tau-fluvalinate 240 gr/lit
Formulimi: Emulsion vaj-ujë (EW)
Përdorimi
- Në mollë: Për kontrollin e morrave jeshil (Aphis pomi), morrit gri (Dysaphis plantaginea), tripsit (Thrips imaginis), krimbit të mollës (C. pomonella), kepushave (Panonicus ulmi, Tetranicus urticae), mizës së frutit (Anasterpha frateculus), minatriçeve (Leucopetra scitella), breshkës së Kalifornisë (Quadriaspidiotus perniciosus), etj. Doza e përdorimit: 20-60 ml/100 lit ujë.
- Në dardhë: Për kontrollin e pleshtit (Psylla piri), aphideve, me 20-60 ml/100 lit ujë.
- Në berthamoret: Kundër afideve, tripseve (Thrips obscuratus dhe Taeniothrips spp), morrit të pjeshkës (Myzus persicae), breshkës së bardhë (Dysaphis plantaginea), etj., me 30-60 ml/100 lit ujë.
- Në agrume: Kundër tripsit (Critothrips spp), afideve (Toxoptera spp.), tenjës minuese (Phyllocnistis citrella), krahebardhës (Aleurothrixus floccosus), me 10-60 ml/100 lit ujë.
- Në hardhi: Kundër tenjave, tripsit të lules (Frankliniella spp), hundëgjatës, kepushes (Tetranicus urticae), me 30 ml/100 lit ujë.
- Përime dhe bimët e arave: Kundër afideve, krahebardhës së serave, krimbit të murmë, krimbave të misrit, krimbit të boçes së pambukut, domates e lakrës (Helicoverpa spp), hundëgjatës të jonxhes, karkalecave, lemes së të lashtave, tripsit, insekteve të rendit Diptera (miza e qepës, lakrës, karotës), merimangave të zakonshme. Doza e përdorimit: 100-400 ml/ha (10-40 ml/100 lit ujë).
- Patate: Për kontrollin e buburecit (Leptinotarsa decemlineata), tenjës, me 100-150 ml/ha.
- Duhan: Kundër pleshtit të duhanit (Epitrix hirtipennis), morrit të duhanit, me 200-400 ml/ha.
- Bimë zbukuruese dhe pyjore: Kundër vemjes së dushkut, afideve, karkalecave, çimkave, merimangave, etj., me 30-60 ml/100 lit ujë.
Koha e trajtimit: Trajtimet fillojnë me shfaqjen e dëmtuesve dhe shënjave të para të infeksionit dhe përsëriten çdo 7 ditë.
Karenca:
Agrume: 28 ditë;
Pemë frutore: 7 ditë;
Hardhi: 14 ditë;
Perime: 7 ditë;
Bostanore: 10 ditë;
Sallate jeshile: 14 ditë;
Të lashtat: 26 ditë.
Vërejtje për përdorimin:
Nuk rekomandohet përzierja me preparate alkaline.
Fitotoksiciteti
Nuk është fitotoksik kur përdoret në kulturat dhe dozat e rekomanduara.
Ndikimi në ekosistem
Helmues për zogjtë.
Helmues për peshqit dhe organizmat ujore.
Mos ndotni ujrat me preparatin ose ambalazhin e tij.
Evitoni shpërndarjen e tretësirës spërkatëse në sipërfaqet ujore.
Magazinimi
Ruhet në vende të mbrojtura nga dielli dhe lagështia, në ambalazhin origjinal, temperaturë -10 deri 35°C.
Masat parambrojtëse:
- Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritshme nga fëmijët.
- Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit si dhe ushqimeve për blegtori.
- Evitoni kontaktet e zgjatura të syve dhe lëkurës me preparatin.
- Evitoni marrjen e preparatit me organet e frymëmarrjes gjatë përgatitjes së solucionit spërkatës dhe gjatë spërkatjes.
- Gjatë përdorimit të tij mos ha e mos pi ujë dhe duhan.
- Gjatë punës përdor paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.
- Në përfundim të punës lani paisjet mbrojtëse, mjetet spërkatëse, duar dhe pjesët e tjera të ekspozuara të trupit.
- Asgjësimi i ambalazheve të bëhet sipas rregullave në fuqi.
Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun
- Në rast kontakti me lëkurën, hiqni menjëherë rrobat e ndotura, lani lëkurën me ujë të pastër dhe në vazhdim me ujë të bollshëm dhe sapun.
- Në rast kontakti me sytë, i lani menjëherë me ujë të bollshëm për disa minuta dhe kërkoni këshillë mjekësore.
- Në rast të thithjes me frymëmarrje, dërgojeni te dëmtuarin në ambient të hapur dhe lëreni të pushojë aty.
- Në rast se nuk ndiheni mirë, ndaloni punën dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
Reviews
There are no reviews yet.