SHERPA PRO 100 EW është insekticid piretroid me veprim kontakti dhe me ngrënie (në stomak). Vepron
në sistemin nervor të insekteve, duke parandaluar mbylljen e kanaleve të Na+
në aksonet nervore të qelizave
nervore. Kjo rezulton në një transmetim të vazhdueshëm neuromuskular të mesazheve, duke çuar në stimulim
të tepërt, paralizë dhe vdekje të insekteve. Gjithashtu ka veprim antitrofik.
Lenda vepruese: Cypermethrin 10% w/v.
Formulimi: Emulsion ujor (EW).
Përdorimi:
Në rrush (tavoline dhe vere): kundër Lobesia botrana, Eupoecilia ambiguella, Scaphoideus titani, Empoasa
vitis, Bustiscus betulae, Sparganothis pilleriana, me 30-60 ml/100 lit ujë.
Në domate (fushe dhe sere): kundër Heliothis armigera, Spodoptera littorali, Phthorimaea operculella,
Pieris spp., Plutella sp., Mamestra sp., Autograf sp., Agrotis segetum, Myzus sp., Aphis sp., Thrips sp.,
Bemissia tabaci, Diabrotica sp., Empoasca sp., me 30-60 ml/100 lit uje.
Në patate: kundër Aphis spp., Leptinotarsa decemlineata, Phthorimaea operculella, me 30-75 ml/100 lit uje.
Në repë, selino, lakër brukseli, lulelakër, brokoli, lakër kokë, lakër kineze: kundër Phyllotreta sp.,
Leptinotarsa decemlineata, Trialeurodes vaporarium, Myzus sp., Aphis sp., Diabrotica sp., Empoasca sp.,
Thrips sp., Heliothis armigera, Spondoptera litoralis, Phthorimeae Operkulela, Pieris sp, Plutella sp.,
Mamestra sp., Pieris spp, Plutella sp., Mamestra sp., Autographa sp., Agrotis segetum, me 30-75 ml/100 lit
ujë.
Në grurë dhe elb: kundër Aphis spp., Agrotis segetum, me 85-125 ml/100 lit uje.
Në kulturat vajore: kunder Aphis sp., me 85-125 ml/100 lit uje.
Në jonxhë: kundër Phytonomus variabilis, Heliothis armigera, Pratyedra gossypiella, Eariat insulana,
Agrotis segetum, Spodoptera littoralis, Aphis spp., Bemisia tabaci, Thrips tabaci, me 5-75 ml/100 lit uje.
Në bar dhe tapete: kundër Bemisia tabaci, Aphis sp., me 00-150 ml/100 lit ujë (200-3000 lit solucion/ha).
Në ornamentale: kundër Bemisia tabaci, Aphis sp., me 20-30 ml/100 lit ujë. (1000-1500 lit solucion/ha).
Mënyra e aplikimit: Produkti aplikohet me spërkatje gjethore duke siguruar mbulim shumë të mirë dhe
uniform të gjetheve.
Përgatitja e tretësirës: Mbushni enën e makinës spërkatëse me ujë me 3/4 dhe shtoni dozën e rekomanduar
duke e përzier. Shtoni pjesën tjetër të ujit duke e përzier vazhdimisht.
Sasia e solucionit: Në hardhi, perime, patate 500-1000 lit/ha;
Masat parandaluese:
P102: Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritëshme nga fëmijët;
P405: Ruani në paketim të mbyllur;
P261: Shmangni frymëmarrjen e pluhurit/tymit/gazit/mjegullës/avujve/spërkatjes;
P270: Mos hani, pini ose pini duhan kur përdorni këtë produkt;
P280: Vishni doreza mbrojtëse/veshje mbrojtëse/mbrojtje për sytë/fytyrën;
P363: Lajini rrobat e kontaminuara para ripërdorimit;
Lani pajisjet mbrojtëse pas përfundimit të punës;
EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, respektoni udhëzimet për
përdorim.
P501: Hidhni përmbajtjen/enën mbajtëse në përputhje me legjislacionin kombëtar.
Udhёzime pёr ndihmёn e parё dhe kёshilla pёr mjekun:
P304+P340: Në rast thithje të tretësirës spërkatëse me organet e frymëmarrjes, i aksidentuari dërgohet
në një mjedis të ngrohtë dhe të ajrosur. Kërkoni menjëherë ndihmë në qendrën më të afërt spitalore,
duke i treguar mjekut etiketën e këtij produkti;
H317: Mund të shkaktojë një reaksion alergjik të lëkurës; P302+P352: Në rast kontakti me lëkurën,
lahuni me ujë të bollshëm dhe sapun. P305+P351+P338: Në rast se solucioni bie në sy, shpëlajini me
kujdes për disa minuta. Hiqni lentet e kontaktit dhe vazhdoni shpëlarjen; P337+P313: Nëse vazhdon
iritimi i syrit, kërkoni ndihmën e mjekut;
P301+P330+P331: Në rast gëlltitje, shplani gojën me ujë të bollshëm dhe mos provokoni të vjella.
Nuk ka antidot specifik, mjekimi simptomatik;
Karenca:
Hardhi, patate, pambuk, selino dhe jonxhë 14 ditë; domate në serë dhe ornamentalet 3 ditë; domate fushe,
rrepë, lakër brukseli, lakër kineze, brokoli 7 ditë; grurë dhe elb 21 ditë; bimët vajore 28 ditë.
Magazinimi:
Produkti është i qëndrueshëm kur ai ruhet në amballazhin original, në një ambjent të thatë, të freskët dhe të
ajrosur mirë.
Reviews
There are no reviews yet.