KATANGA EXPRESS është një fungicid sistemik, në formulim granula të tretshme në ujë (WG), me lëvizshmëri të lartë në bimë. Ai depërton shpejt në indet e bimëve dhe siguron mbrojtje efikase duke vepruar në mënyrë sistemike me efekt ngjitës dhe zbritës, duke mbrojtur edhe gjethet e formuara pas trajtimit.
-
Grupi: P07 FUNGICID
-
Lënda aktive: Fosetyl-Al 80%
-
Formulimi: WG – granula të tretshme në ujë
-
Numri i regjistrimit: 799, datë 20.01.2023
Deklaratat e rrezikut:
-
H317 – Mund të shkaktojë reaksion alergjik të lëkurës
-
H410 – Shumë toksik për jetën ujore me efekte afatgjata
Deklaratat parandaluese:
-
P102 – Mbajeni larg fëmijëve
-
P261 – Mos thithni pluhurin/gazin/mjegullën
-
P273 – Shmangni derdhjet në mjedis
-
P280 – Vishni pajisje mbrojtëse për duart, trupin dhe fytyrën
-
P302+P352 – Në rast kontakti me lëkurën, lani me ujë dhe sapun
-
P333+P313 – Nëse ndodh acarim i lëkurës, kërkoni ndihmë mjekësore
-
P362+P364 – Hiqni dhe lani rrobat e ndotura përpara ripërdorimit
-
P391 – Mblidhni derdhjet
-
P501 – Shkatërroni përmbajtjen/ambalazhin sipas legjislacionit në fuqi
Informacion për mjekun:
-
Nuk ka raste të njohura intoksikimi. Në rast aksidenti, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor ose kontaktoni qendrën e kontrollit të helmimeve.
Ndihma e parë:
-
Thithje: Nxirreni në ajër të pastër, jepni oksigjen nëse është e nevojshme
-
Kontakti me lëkurën: Lani me shumë ujë dhe sapun
-
Kontakti me sytë: Shpëlajeni për 15–20 minuta, nën qepallat, me shumë ujë
-
Gëlltitje: Pini 1–2 gota ujë, mos provokoni të vjella pa këshillën e mjekut
-
Terapia: Simptomatike
-
Urgjencë: Lajmëroni qendrën për trajtim të helmimeve
Dozimi dhe përdorimi sipas kulturave:
| Kultura | Sëmundja | Doza | Numri maksimal i trajtimeve | Kohët e trajtimit |
|---|---|---|---|---|
| Agrume (portokall, limon, qitro, mandarinë) | Phytophthora spp. | 250–300 g / 100 l ujë | Deri në 3 herë në vit | Pranverë (fillim lulëzimi), korrik, tetor/nëntor |
| Rrush vere/tryeze | Plasmopara viticola | 250–300 g / 100 l ujë | Deri në 4 trajtime | Nga paralulëzimi në intervale 10–14 ditë |
| Peme frutore | Phytophthora spp. | 250–300 g / 100 l ujë | Deri në 3 herë në vit | Prill, korrik, shtator/tetor |
| Luleshtrydhe (f+s) | Phytophthora cactorum | 250 g / 100 l ujë | – | – |
| Domate (f+s) | Phytophthora infestans | 250–300 g / 100 l ujë | – | – |
| Kastravec | Pseudoperonospora cubensis | 250–300 g / 100 l ujë | – | – |
| Kungull, pjeper, shalqin | Pseudoperonospora cubensis | 250–300 g / 100 l ujë | – | – |
| Marule, sallatë | Bremia lactucae | 200–300 g / 100 l ujë | – | – |
| Lule ornamentale | Phytophthora spp. | 250 g / 100 l ujë | – | – |
Shënim për agrumet: Kur aparati gjethor është i dobët, rekomandohet aplikimi shtesë me furçë në trungje dhe degë.
Karenca (dita nga trajtimi deri në vjelje):
| Kultura | Karenca |
|---|---|
| Agrume & Peme frutore | 15 ditë |
| Rrush për verë dhe tryezë | 28 ditë |
| Luleshtrydhe, domate | 14 ditë |
| Kastravec, kungull, pjeper, shalqin | 3 ditë |
| Luleshtrydhe me zhytje rrënjësh, lule ornamentale | 0 ditë |
Ndikimi në mjedis:
-
EUH401 – Për të shmangur rreziqet për shëndetin dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet e përdorimit.
Kushtet e ruajtjes:
-
Ruajeni në paketimin origjinal, të mbyllur mirë, në vend të thatë, të ajrosur dhe të mbrojtur nga zjarri.




Reviews
There are no reviews yet.