LEOPARD

Lënda vepruese: 5% Quizalofop-P-ethyl
Formulimi: Koncentrat i emulsionueshëm (EC)

LEOPARD 5 EC është herbicid selektiv sistemik, i pas mbirjes. Thithet nga gjethet e barërave të këqia të sapo mbira. Vepron ngadalë: nevojiten 7-15 ditë, në varësi të stinës, për të dhënë efektin herbicid.

Lënda vepruese: 5% Quizalofop-P-ethyl
Formulimi: Koncentrat i emulsionueshëm (EC)


Përdorimi:

Kontrollon barërat e këqia graminore:

  • Një vjeçare: Alopecurus myosuroides, Lolium spp., Echinochloa crus-galli, Setaria spp., Digitaria sanguinalis, Avena spp., Phalaris spp.
  • Shumë vjeçare: Agropyron repens, Elimus repens, Cynodon dactylon, Sorghum halepense.

Për aplikim:

  • Për kontrollin e barërave të këqia një vjeçare, përdoret me 1-2.5 lit/ha.
  • Për kontrollin e barërave graminore shumë vjeçare, përdoret me 2-2.5 lit/ha.
  • Sasia e ujit: 300-400 lit/ha.

Doza më e ulët përdoret në fazat e para të zhvillimit të barërave të këqia, ndërsa në fazat më vonshme përdoret doza më e lartë.


Në kultura specifike:

  • Në patate: Pas daljes së gjetheve të para, kur gjatësia e tyre arrin deri 4 cm dhe vazhdon deri sapo fillon bashkimi i bimëve me njëra-tjetrën mes rreshtave.
  • Në bizele: Nga shpalosja e çiftit të parë të gjetheve të vërteta deri në fillim të lulëzimit.
  • Në fasule: Nga zhvillimi i gjetheve të para deri në fillim të lidhjes së bishtajave.
  • Në spinaq: Nga zhvillimi i gjetheve të para deri në forcimin e kërcyve.
  • Në qepë dhe hudhër: 1-2.5 lit/ha. Nga fiksimi në tokë i rrënjëve kur gjethet e dyta arrijnë 3-4 cm dhe vazhdon deri në përfundimin e rritjes gjatësore të gjetheve dhe fillimi i formimit të bulbit. Mund të vazhdojnë trajtimet në rast infeksionesh deri në fazën kur bulbi arrin 30% të zhvillimit.
  • Në lakër, lulelakër, patëllxhan, brokoli: Përdoret deri në fazën e paralulëzimit.
  • Në domate: Nga faza e 2-3 javë pas trapiantimit deri para lidhjes së frutave.
  • Në duhan: Dy javë pas trapiantimit deri në fazën BBCH 40.
  • Në pemët frutore berthamore: Pas mbirjes së barërave, deri në fazën para lidhjes së frutave, me 2-3.5 lit/ha.
  • Në vreshta: Përdoret deri në fillim të mbylljes së veshulit.
  • Në pemët frutore farore: Deri në rritjen mesatare të kokrrës ose pa filluar ngjyrosja.

Përdoret dhe në panxhar sheqeri, kolzë, luledielli, sojë, jonxhë.

Për kontrollin e Sorghum halepense (me rizoma):

  • Trajtim në dy faza: 1.5 lit preparat/ha, kur barërat e këqia janë në 20-30 cm lartësi, pasuar me trajtim të dytë me 2 lit/ha;
  • Trajtim i vetëm: 2.5 lit/ha, kur barërat e këqia janë në fazën e ritjes.

Për kontrollin e njëkohshëm edhe të barërave të këqia gjethe gjerë mund të përzihet me herbicide të tjera, por duke bërë prova para përdorimit të përzierjes.


Vërejtje për përdorimin:

  • Nuk kontrollon barërat e këqia gjethe ngushta jo graminore si: Qiperin, Imperata cylindrica dhe flokëzën.
  • Kur mbirja e barërave të këqia zgjat për shumë kohë, është më mirë të bëhen dy spërkatje (duke përdorur në secilën prej tyre gjysmën e dozës së rekomanduar në intervale një mujore).
  • Mos mbillni të lashta ose misër në parcelat e trajtuara pa kaluar të paktën dy muaj nga spërkatja.
  • Nuk rekomandohet përdorimi i këtij produkti në toka shumë ranore.
  • Mos spërkatni në ditë me erë.
  • Spërkatni me presion më të ulët se 3 atm dhe përdorni sprucatorë të tipit fshesë.

Fitotoksiciteti:

Është fitotoksik për të lashtat.


Karenca:

  • 1 javë para vjeljes për agrumet;
  • 6 javë për lule diellin;
  • 10 javë për pambukun;
  • 1 muaj për pemët frutore, ullinjtë dhe vreshtin;
  • 8 javë për pataten, panxharin, duhanin, fasulen, sojën.

Ndikimi në ekosistem:

  • I rrezikshëm për insektet e dobishme.
  • H410: Shumë toksik për jetën ujore me efekte afatgjata.
  • SP1: Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij. Mos i pastroni paisjet e aplikimit në afërsi të ujërave sipërfaqësore. Shmangni ndotjen nëpërmjet kanalizimeve nga fermat dhe rrugët.

Brezi i sigurisë:

  • Në rast të përdorimit të dozës deri 2.5 lit/ha, duhet të respektohet një brez sigurie prej 5 m për kulturat që nuk janë objekt i trajtimit.
  • Kur doza e përdorimit është më e lartë se 2.5 lit/ha, brezi i sigurisë shkon deri në 10 m.

Magazinimi:

Magazinohet në vende të ajrosura, të freskëta dhe pa lagështirë, në temperaturë 0-40°C.


Masat Parambrojtëse:

  • P102: Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritshme nga fëmijët.
  • Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit si dhe ushqimeve për blegtorinë.
  • P261: Evitoni kontaktin e produktit me gojën, lëkurën, sytë dhe thithjen e tretësirës spërkatëse nëpërmjet frymëmarrjes.
  • Gjatë përdorimit të tij mos ha e mos pi ujë dhe duhan.
  • P280: Gjatë punës përdor paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.
  • EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet për përdorim.
  • Në përfundim të punës, lani duar dhe pjesët e ekspozuara të trupit, paisjet mbrojtëse dhe mjetet spërkatëse.
  • P501: Asgjësoni përmbajtjen/enën në përputhje me rregulloret kombëtare në fuqi.

Udhëzime për Ndihmën e Parë dhe Këshilla për Mjekun:

  • H335: Mund të shkaktojë irritim respirator. Në rast thithje: çvendoseni të aksidentuarin në ajër të freskët dhe vendoseni në një pozicion që lehtëson frymëmarrjen. Kërkoni ndihmë mjekësore.
  • H304: Mund të jetë fatale nëse gëlltitet dhe hyn në rrugët e frymëmarrjes. Në rast gëlltitje: çvendoseni të aksidentuarin në ajër të freskët dhe vendoseni në një pozicion që lehtëson frymëmarrjen. Mos provokoni të vjella.
Lenda Aktive

5 % Quizalofop-P-ethyl

Lloji i formulimit

Koncentrat i emulsionueshёm (EC)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “LEOPARD”