ORONDIS ULTRA 3-25 SC

PËRMBAJTJA

  • Oxathiapiprolin: 3% (p/v)
  • Mandipropamid: 25% (p/v)
  • Lëndë ndihmëse: 72,3% (p/p)

Formulimi: Koncentrat i suspendueshëm (SC).
Fungicid me veprim parambrojtës për luftimin e vrugjeve.

TË RUHET NË VENDE TË SIGURTA DHE LARG FËMIJËVE.
I destinuar vetëm për përdoruesit profesionistë.


PRODHUESI:
SYNGENTA Crop Protection AG
Basel, Switzerland
Tel: +41 61 323 11 11
Fax: +41 61 323 12 12


KUJDES

  • Shumë toksik për organizmat ujorë, me efekte afatgjata.

Mënyra e veprimit:

  • Oxathiapiprolin lëviz në mënyrë translaminare duke kontribuar në mbrojtjen uniforme të gjetheve dhe në mënyrë sistemike, përmes ksilemës, duke mbrojtur rritjet e reja. Ajo vepron si një rregullator i lidhjes së oksisterolit (OSBPI) në qelizat e kërpudhave, duke prishur funksionet qelizore si sinjalizimi, mirëmbajtja e membranave qelizore dhe formimi i lipideve të nevojshme për mbijetesën e kërpudhave.
  • Mandipropamid absorbohet nga indet bimore dhe lëviz në mënyrë translaminare duke parandaluar mbirjen e sporeve, zhvillimin e miceli dhe sporogjenezën.

Mënyra e përdorimit:

Spërkatje gjethore.


Mënyra e përgatitjes së tretësirës spërkatëse:

  1. Mbushni me ujë deri në mes pompën spërkatëse dhe filloni përzierjen.
  2. Hidhni dozën e duhur të preparatit duke vazhduar përzierjen dhe plotësoni pompën me sasinë tjetër të ujit.

Pastrimi i pajisjeve spërkatëse:

Menjëherë pas përdorimit, pastroni me kujdes pajisjet spërkatëse. Zbrazni plotësisht rezervuarin, shpëlajeni atë dhe të gjitha pjesët e pajisjes spërkatëse tre (3) herë me ujë të pastër, derisa shkuma dhe të gjitha gjurmët e produktit të jenë zhdukur plotësisht.


Përzihet me:

Shumicën e insekticideve, fungicideve dhe rregullatorëve të rritjes që përdoren në këto kultura bujqësore.
Në rastin e përzierjes me produkte të tjera, bëni paraprakisht testin e pajtueshmërisë.
Nuk rekomandohet përzierja me produktet që përmbajnë bakër.


Udhëzime për tërheqjen e sigurt të produktit dhe paketimit:

  • Shishet bosh të ambalazhit shpëlahen me ujë nën presion ose shpëlahen tre herë (uji i shpëlarjes hidhet në rezervuarin e pompës spërkatëse).
  • Pas shkatërrimit të shisheve duke i shpuar, vendosini në pikat e grumbullimit për riciklimin ose rikuperimin e energjisë.

Përdorimi:

Hardhi (për rrush tavoline e për industri):

  • Objekti i luftimit: Vrugu (Plasmopara viticola)
  • Doza: 67 ml/dynym (max)
  • Sasia e tretësirës spërkatëse: 10-100 litra/dynym
  • Spërkatje gjethore: Nga faza e 3 gjetheve deri në zbutjen e kokrrave (BBCH 13-85).
  • Intervali i trajtimeve: Deri në 2 trajtime me interval prej 10-14 ditësh.

Domate (fushë):

  • Objekti i luftimit: Vrugu (Phytophthora infestans)
  • Doza: 40 ml/dynym (max)
  • Sasia e tretësirës spërkatëse: 20-100 litra/dynym
  • Spërkatje gjethore: Nga dalja e gjethes së parë të vërtetë deri në pjekjen e plotë të frutave (BBCH 11-89).
  • Intervali i trajtimeve: Deri në 3 trajtime me interval prej 7-10 ditësh.

Domate (serrë):

  • Objekti i luftimit: Vrugu (Phytophthora infestans)
  • Doza: 40 ml/dynym (max)
  • Sasia e tretësirës spërkatëse: 20-100 litra/dynym
  • Spërkatje gjethore: Nga dalja e gjethes së parë të vërtetë deri në pjekjen e plotë të frutave (BBCH 11-89).
  • Intervali i trajtimeve: Deri në 3 trajtime me interval prej 7-10 ditësh.

Sallatë (fushë & serrrë):

  • Objekti i luftimit: Vrugu (Bremia lactucae)
  • Doza: 40 ml/dynym (max)
  • Sasia e tretësirës spërkatëse: 20-80 litra/dynym
  • Spërkatje gjethore: Nga dalja e gjethes së parë të vërtetë deri kur bima të fitojë madhësinë dhe formën e saj tipike (BBCH 11-49).
  • Intervali i trajtimeve: Një (1) trajtim kur kultivohet në serrë dhe deri në 2 trajtime me interval 7-10 ditësh kur kultivohet në fushë të hapur.

Vërejtje:

1. Doza LWA:

Në sistemet lineare të mbjelljes së kulturave me rritje vertikale, për të përcaktuar dozën optimale, llogaritni dozën për dynym duke marrë parasysh përmasat e kulturës bujqësore (lartësinë e vegjetacionit dhe distancën midis rreshtave). Formula është si më poshtë:

  • Sipërfaqja gjethore (LWA):
    2 x (lartësia e vegjetacionit (metra) x distanca midis rreshtave (metra) x 10,000)

  • Doza përfundimtare për dynym:
    LWA 100,000 x Doza LWA

Tabela për Hardhën:

Lartësia e vegjetacionit (metra) Distanca midis rreshtave (metra) 0.8 1.0 1.2 1.4 1.6 1.8 2.0 2.5
2 36 45 54 63 67 67 67 67
2.5 29 36 43 50 58 65 67 67
3 24 30 36 42 48 54 60 67
3.5 21 26 31 36 41 46 51 64

Tabela për Domaten në Serrë:

Lartësia e vegjetacionit (metra) Distanca midis rreshtave (metra) 0.1 0.25 0.5 0.75 1 1.25 1.5 1.75 2
0.75 5 13 27 40 40 40 40 40 40
1 4 10 20 30 40 40 40 40 40
1.25 3 8 16 24 32 40 40 40 40
1.5 3 7 13 20 27 33 40 40 40
2 2 5 10 15 20 25 30 35 40

2. Përdorni intervalin më të shkurtër të trajtimit kur kushtet favorizojnë zhvillimin e patogjenit.


Menaxhimi i rezistencës:

Për të shmangur zhvillimin e rezistencës, përdorni produktin në trajtime parambrojtëse dhe alternoni me fungicide me mënyrë tjetër veprimi (grup i ndryshëm FRAC).


Intervali kohor i sigurisë midis trajtimit dhe futjes së njerëzve ose kafshëve në parcelën e trajtuar:

Mos hyni në zonën e spërkatur përpara se tretësira spërkatëse të jetë tharë në sipërfaqen e gjetheve.


Fitotoksiciteti:

Nuk është fitotoksik kur përdoret sipas rekomandimeve të mësipërme.


Spërkatja e fundit para vjeljes:

  • Hardhi (për rrush tavoline e për industri): 21 ditë
  • Sallatë (F+S): 7 ditë
  • Domate (F+S): 3 ditë

Periudha dhe kushtet e ruajtjes:

Produkti mbetet i qëndrueshëm deri në 2 (dy) vjet në paketimin origjinal të mbyllur, në vende të thata, të freskëta dhe të ajrosura mirë, larg nga rrezet direkte të diellit.

Lenda Aktive

Oxathiapiprolin: 3 % (p/v)
Mandipropamid: 25 % (p/v)

Lloji i formulimit

Koncentrat i suspendueshëm (SC).

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ORONDIS ULTRA 3-25 SC”