NICOGAN
Përshkrimi:
NICOGAN është një herbicid selektiv sistemik, i pas mbjelljes (mbirjes). Përdoret për kontrollin e barërave të këqija një dhe shumë vjeçare, gjethe gjera dhe gjethe ngushta në misër. Ky herbicid thithet nga bima nëpërmjet gjethes dhe sistemit rrënjor dhe lëviz në indet e rritjes të bimës në drejtim akropetal dhe bazipetal (nga ksilema në floemë). Pengon sintezën e Acetolaktazës (ALS), bllokon ndarjen qelizore dhe rritjen e barit të keq.
Lënda vepruese:
40 gr/lit Nicosulfuron
Formulimi:
Vaj dispersiv (OD)
Përdorimi:
Përdoret në misër, për kontrollin e barërave të këqia graminore një dhe shumë vjeçare, si dhe atyre me gjethe gjera, me 1-1.5 lit/ha, në 200-400 lit ujë. Përdoret kur misri është në fazën 2-3 deri 5-8 gjethe dhe barërat e këqija me gjethe gjera janë në fazën 2-4 gjethe. Barërat e këqija graminore janë në 2 gjethe, ndërsa ato që shtohen me rizoma janë 20-25 cm lartësi.
Kontrollon:
- Barërat gjethe gjera: Nena (Amaranthus retroflexus), laboti, trasta e çobanit, laboti i egër, tatulla, bamja e egër (Hibiscus trionum), hithëbuta e pupurtë (Lamium purpureum), necja pjeshkore (Persicaria maculosa), dredhja e arave, vjollca e arave (Vjollca arvensis), gjethe delli (Plantago major), veronika persiane (Veronika persica), sinapi, Solanum nigrum, Helianthus tuberosus, kamomili, etj.
- Barërat gjethe ngushta: muhari (Echinochloa crus-galli), bisht dhelpra (Setaria glauca), meli i përgjakur (Digitaria sanguinalis), melkuqi me rizoma (Sorghum halpense), Lolium spp, Avena spp.
Ndikimi në ekosistem:
- H400: Shumë toksik për gjallesat ujore.
- H410: Shumë toksik për gjallesat ujore, duke shkaktuar efekte afatgjata të dëmshme.
Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij. Mos i pastroni paisjet e punës në afërsi të ujërave sipërfaqësore. Shmangni kontaminimin përmes sistemeve të kullimit të ujit nga fermat dhe rrugët. Për të mbrojtur organizmat ujore dhe bimët që nuk janë objekt i trajtimit, respektoni një rrip sigurimi prej 5 m të pa trajtuar nga kanalet e ujërave sipërfaqësorë dhe nga zona e pa kultivuar.
Për të mbrojtur organizmat ujorë, mos aplikoni në zonat me një pjerrësi prej më shumë se 4%.
Karenca:
Nuk aplikohet.
Ruajtja dhe magazinimi:
Produkti ruhet në vend të thatë dhe të freskët. Temperatura e ruajtjes duhet të jetë 5-40° C.
Masat parambrojtëse:
- P102: Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritshme nga fëmijët.
- Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit, si dhe ushqimeve për blegtorinë.
- P261: Shmangni thithjen e produktit me frymëmarrje.
- P270: Mos hani, mos pini lëngje dhe duhan gjatë përdorimit të këtij produkti.
- P280: Gjatë punës përdor paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.
- EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin ndiqni udhëzimet për përdorimin.
- P362+P364: Hiqni rrobat e kontaminuara pas përfundimit të punës dhe lajini ato para ripërdorimit.
- P501: Asgjësoni përmbajtjen/enën në përputhje me rregulloret kombëtare.
Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun:
- H335: Mund të shkaktojë irritim respirator.
Në rast thithje: zhvendoseni të aksidentuarin në ajër të freskët dhe vendoseni në një pozicion që lehtëson frymëmarrjen. Kërkoni ndihmë mjekësore. - H304: Mund të jetë fatale nëse gëlltitet dhe hyn në rrugët e frymëmarrjes.
Në rast gëlltitje: zhvendoseni të aksidentuarin në ajër të freskët dhe vendoseni në një pozicion që lehtëson frymëmarrjen. Kërkoni ndihmë mjekësore. P331: Mos provokoni të vjella. - H315: Shkakton irritim të lëkurës.
- H317: Mund të shkaktojë reaksione alergjike të lëkurës.
P302+P352: Në rast kontakti me lëkurën (flokët): lahuni menjëherë me ujë të bollshëm dhe sapun. Kërkoni këshilla mjekësore nëse acarimi vazhdon pas larjes. - H319: Shkakton acarime të rënda të syve.
P305+P351+P338: Në rast kontakti me sytë: lajini me ujë të bollshëm për disa minuta, hiqni lentet e kontaktit nëse është e nevojshme dhe e lehtë për t’u bërë. Vazhdoni shpëlarjen.
Nuk ka antidot specifik dhe terapia është simptomatike. P101: Nëse kërkohet këshillë mjekësore, tregoni etiketën e produktit mjekut.
Reviews
There are no reviews yet.