ORIUS 25 EW
Përshkrimi:
ORIUS 25 EW është fungicid sistemik me veprim parambrojtes, kurues dhe çrrënjosës për kontrollin e kromave, hirit, kalbezimeve dhe sëmundjeve të tjera kërpudhore në pemë frutore, vreshtari, perime dhe drithë.
Përmban:
- Tebuconazole 250 g/lit
Formulimi: - Emulsion vaj/uje (EW)
Përdorimi:
ORIUS 25 EW thithet me shpejtësi nga pjesët e gjelbera të gjetheve dhe qarkullon në drejtim akropetal. Falë depërtimit të shpejtë në brendësi të lëngjeve bimore, nuk rrezikohet prej shplarjes nga reshjet.
- Në mollë dhe dardhë:
- Kundër kromës (Venturia inaequalis, V. pirina) dhe hirit (Podosphaera leucotricha).
- Trajtimet preventive fillojnë nga butonat rozë deri kur fruti arrin madhësinë e kokrës së arrës, përsëriten çdo 6-8 ditë dhe më pas çdo 10-15 ditë.
- Trajtimet kurative bëhen jo më vonë se 72-96 orë pas rënies së shiut infektiv.
- Doza e përdorimit: 40-50 ml/100 lit uje.
- Në mot me reshje:
- Rekomandohet përzierja me Merpan 80 WG, Folpet 80 WDG, Mancozeb 75 WG për të kombinuar veprimin sistemik me atë të kontaktit.
- Kundër njollosjes kafe (Stemphylium vesicarium) përdorni 50-75 ml/100 lit uje.
- Në berthamore (kajsi, pjeshke, kumbull, qershi, etj.):
- Kundër moniles (Monilia spp.) dhe kalbezimit gri (Botrytis spp.) trajtohen 1-2 herë gjatë lulezimit dhe pas rënies së petaleve.
- Kundër hirit (Sphaerotheca pannosa), trajtimi i parë bëhet gjatë rënies së petaleve dhe i dyti kur fruti arrin madhësinë e kokrës së arrës.
- Kundër ndryshkut të kumbullës (Tranzschelia pruni-spinosa), trajtimet bëhen 1-2 herë me shfaqjen e simptomave të para.
- Doza e përdorimit: 50-75 ml/100 lit uje.
- Në vreshta:
- Kundër hirit (Uncinula necator), trajtimet përsëriten çdo 10 ditë me 40 ml/100 lit uje, por jo më pak se 400 ml/ha preparat.
- Për infeksione të rëndë, mund të kombinohet me squfur granular 0.2%.
- Në drithra:
- Kundër kalbezimit të qafës (Pseudocerposporella herpotrichoides, Ophiobolius graminis), trajtimi bëhet në fillim të ngritjes.
- Kundër hirit (Erysiphe graminis) dhe ndryshkut (Puccinia spp.), trajtohet me shfaqjen e shenjave të para.
- Kundër pirenofores (Pyrenophora teres), rinkosporiozës (Rynchosporium secalis) trajtohet në fazën e ngritjes-kallezimit.
- Kundër fuzariozës së kallirit (Fusarium spp.), trajtimi bëhet në fazën e lulëzimit të plotë.
- Kundër septoriozës (Septoria spp.), trajtimi bëhet në fazën e ngritjes-kallezimit.
- Doza e përdorimit: 1 lit/ha.
- Në tapete jeshile:
- Kundër mykozave të qafës dhe rrënjës (Microdocium nivale, Sclerotinia homeocarpa, Rizoctonia solani), përdorni 1.5-2 lit/ha me 600-800 lit uje.
- Trajtimi bëhet me shfaqjen e shenjave të para dhe përsëritet çdo 10-20 ditë.
- Në perime (pjeper, shalqi, trangull, kungull, domate, speca, bishtajore, etj.):
- Kundër hirit (Erysiphe cichoracearum, Sphaeroteca fuliginea, Leveillula taurica), ndryshkut (Puccinia spp.), trajtohet me shfaqjen e shenjave të para.
- Trajtimet bëhen çdo 7-10 ditë, me 50 ml/100 lit uje, por jo më pak se 500 ml/ha preparat.
Në të gjitha kulturat, trajtimet fillojnë me shfaqjen e infeksionit dhe përsëriten çdo 2 javë.
Vërejtje për përdorimin:
- Edhe pse ka veprim parambrojtës, kurues dhe çrrënjosës, rezultatet më të mira arrihen kur përdoret si parambrojtës ose në stadet e para të zhvillimit të sëmundjes.
Fitotoksiciteti:
- Nuk është fitotoksik kur përdoret në kulturat dhe me dozat e rekomanduara.
- Nuk duhet përdorur në pemët frutore farore, sepse disa varietete janë të ndjeshëm ndaj këtij formulimi.
Karenca:
- Për vreshtin: 14 ditë
- Domate, speca, kungull: 3 ditë
- Perimet e tjera dhe pemët frutore berthamore: 7 ditë
- Dardhë: 15 ditë
- Mollë: 30 ditë
- Trajtimet ndërpriten në fund të lulezimit.
Ndikimi në ekosistem:
- Helmues për organizmat ujore.
- Mos ndotni ujrat dhe burimet ujore që rrjedhin në lumenj e rezervuarë uji.
Ruajtja dhe magazinimi:
- Ruhet në vende të thata, të ajrosura, në ambalazhin origjinal, në temperatura 5-35°C.
Masat parambrojtëse:
- Mbajeni në vende të sigurta dhe të paarritshme nga fëmijët.
- Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit dhe ushqimeve për blegtori.
- Evitoni kontaktin e zgjatur me sy dhe lëkurë.
- Evitoni marrjen e preparatit me organet e frymëmarrjes gjatë përgatitjes dhe përdorimit.
- Gjatë përdorimit, mos hani dhe mos pini ujë apo duhan.
- Përdorni paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maskë, syze.
- Pas përdorimit, lani paisjet mbrojtëse, mjetet e spërkatjes dhe pjesët e trupit që kanë pasur kontakt.
Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun:
- Në rast marrjeje me organet e frymëmarrjes: Nxirrni personin në ajër të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
- Në rast kontakti me lëkurën: Hiqni rrobat e ndotura dhe lajini pjesët e kontaminuara me ujë të bollshëm dhe sapun. Kërkoni ndihmë mjekësore.
- Në rast kontakti me sytë: Shplajini sytë me ujë të bollshëm dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
- Në rast gëlltitjeje: Mos shkaktoni të vjella, shpëlani menjëherë gojën dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
- Antidot specifik nuk njihet. Mjekimi bëhet sipas simptomave.
Reviews
There are no reviews yet.