ORDAGO
Herbicid selektiv, me veprim sistemik, i para dhe pas mbirjes së hershme, për kontrollin e një spektri të gjerë të barërave të këqija gjethe ngushta dhe shumë barërave gjethe gjëra në shumë kultura bujqësore. Vepron përmes thithjes prej gjetheve dhe rrënjëve. Vepron mbi barërat e këqija menjëherë pas bulëzimit ose daljes mbi tokë.
Përmban: 400 gr/lit Pendimethalin (lëndë vepruese e pastër).
Formulimi: Koncetrat i emulsionuar (EC).
Përdorimi:
Përdoret pas mbirjes, për kontrollin e barërave të këqija në shumë kultura bujqësore si:
- Perime, qepë: para mbjelljes ose pas trapiantimit në fazën BBCH 10-13 (tre gjethe).
- Hudhër: para mbjelljes ose pas trapiantimit (BBCH 10-12).
- Laker, lulelakër, lakër brukseli, patëllxhan, spec, domate: para trapiantimit.
- Drithra (grurë, elb): para mbirjes së farës ose pas mbirjes deri në fazën e 3 gjetheve (BBCH 10-13).
- Misër: para mbirjes ose pas mbirjes në fazën BBCH 10-13.
- Duhan: para trapiantimit.
- Patate: para mbirjes.
- Pemë frutore farore e bërthamore, vreshtë, agrume, bimë zbukuruese: trajtohet kur barërat e këqia janë të reja dhe në rritje intensive.
Përdoret me 4-6 lit preparat, në 400 lit tretësirë spërkatëse/ha. Përdoret 1 herë/sezon.
Spektri i veprimit:
Kontrollon barërat e këqija me gjethe ngushta dhe gjethe të gjëra, përfshirë:
- Barërat gjethe ngushta: Bisht dhelpra (Alopecorus ssp.), Agrostis gigantea, Apera spica-venti, Loliumi (Lolium ssp.), Echinochloa ssp., Panicum ssp., Sorgumi (Sorghum ssp.), Poa ssp.
- Barërat gjethe gjëra: Adonis ssp., Amaranthus ssp., Anagallis arvensis, Anthemis ssp., Aphanes arvensis, Atriplex ssp., Bifora radians, Capsella bursa-pastoris, Centaurea cyanus, Chepalaria ssp., Chenopodium album, Chrysanthemum ssp., Cirsium arvense, Emex australis, Erophila verna, Galeopsis ssp., Galinsoga ciliata, Galium aparine, Galium tricornotum, Helianthus annuus, Lamium ssp., Malva ssp., Matricaria spp., Medicago ssp., Melilotua ssp., Myosotis arvensis, Papaver rhoeas, Polygonium ssp., Ranunculus arvensis, Raphanus raphanistrum, Rapistrum rugosum, Rumex ssp., Senecio vulgaris, Silene gallica, Sinapis arvensis, Sisymbrium officinale, Sonchus ssp., Spergula arvensis, Stellaria media, Trifolium ssp., Vicia ssp., Viola ssp.
Vërejtje për përdorimin:
- Kërkon tokë të përgatitur dhe të niveluar mirë, me lagështi; mbjellje uniforme të farës, në thellësi 3-4 cm.
- Për kulturat e trapiantuara (perimet, etj.), kryhet trajtim uniform, duke e shoqëruar me vaditje në formë shiu, 7-8 ditë para trapiantimit, pas të cilit kryhet një vaditje tjetër e lehtë.
- Vepron kryesisht nëpërmjet gjetheve. Në kushtet e tokës me lagështi, kontrollon edhe barërat e këqija që janë në mbirje.
- Efektiviteti më i lartë arrihet kur barërat e këqija trajtohen në fazat e hershme të zhvillimit dhe kur janë në rritje intensive.
Fitotoksiciteti:
- Nuk është fitotoksik kur përdoret me dozat e rekomanduara në të lashta.
- Kultura pasardhëse mund të mbillet 6 muaj pas trajtimit.
Ndikimi në ekosistem:
- H400: Shumë toksik për gjallesat ujore.
- H410: Shumë toksik për gjallesat ujore, duke shkaktuar efekte afatgjata të dëmshme.
- Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij. Mos e pastroni paisjet e punës në afërsi të ujërave sipërfaqësore.
- Shmangni kontaminimin përmes sistemeve të kullimit të ujit nga fermat dhe rrugët.
Për të mbrojtur organizmat ujore respektoni një rrip sigurie prej 20 m të pa trajtuar nga kanalet e ujërave sipërfaqësore.
Për të mbrojtur bimët që nuk janë objekt i trajtimit, respektoni një brez mbrojtës prej 5 m nga zona e trajtuar.
Karenca:
Nuk aplikohet.
Ruajtja dhe magazinimi:
Ruhet në vende të thata, të ajrosura, larg rrezeve direkte të diellit, në temperaturë deri 35°C.
Masat Parambrojtëse:
- P102: Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritshme nga fëmijët.
- Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve dhe pijeve për njerëzit, si dhe ushqimeve për blegtorinë.
- P261: Shmangni thithjen e produktit me frymëmarrje.
- P270: Mos hani, mos pini lëngje dhe duhan gjatë përdorimit të këtij produkti.
- P280: Gjatë punës përdor paisje mbrojtëse: kominoshe, doreza, maska, syze.
- EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet për përdorimin.
- P362+P364: Hiqni rrobat e kontaminuara pas përfundimit të punës dhe lajini ato para ripërdorimit.
- P501: Asgjësoni përmbajtjen/enën në përputhje me rregulloret kombëtare.
Udhëzime për Ndihmën e Parë dhe Këshilla për Mjekun:
Përmban Pendimethalin, mund të shkaktojë një reaksion alergjik.
- Në rast marrje me organet e frymëmarrjes: nxirreni të aksidentuarin në ajër të pastër.
- Në rast kontakti me lëkurën: hiqni rrobat e ndotura, lani menjëherë pjesët e kontaminuara me ujë të bollshëm dhe sapun. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse irritimi i lëkurës vazhdon.
- Në rast kontakti me sytë: shplajini ata me ujë të bollshëm.
- Në rast se produkti është gëlltitur: mos shkaktoni të vjella, shpëlani menjëherë gojën.
- Nëse i aksidentuari ka dëmtime serioze: kërkoni ndihmë mjekësore në qendrën spitalore më të afërt duke i treguar mjekut etiketën e preparatit.
Nuk ka antidot specifik dhe terapia është simptomatike.
Reviews
There are no reviews yet.