PRODUKT PËR MBROJTJEN E BIMËVE
Lënda vepruese: Pirimicarb (Grupi kimik: Karbamate)
Numri dhe data e regjistrimit: 89/1, 14.11.2008
Formulimi: Granula të dispergueshme në ujë (WG)
PËRMBAJTJA:
- Pirimicarb: 50% p/p
- Lëndë ndihmëse: 47,4% p/p
Insekticid selektiv me veprim kontakti, të brendshëm (stomaku) dhe të avujve, për luftimin e morrave.
TË RUHET NË VENDE TË SIGURTA DHE LARG FËMIJËVE.
I destinuar vetëm për përdoruesit profesionistë.
PRODHUESI:
SYNGENTA Crop Protection AG, Basel, Switzerland
Tel: +41 61 323 11 11; Fax: +41 61 323 12 12
RREZIKU:
- Toksik nëse gëlltitet.
- Shkakton acarim të rëndë të syve.
- I dëmshëm nëse thithet ose merret me organet e frymëmarrjes.
- Dyshohet se shkakton kancer.
- Shumë toksik për organizmat ujorë, me efekte afatgjata.
MASA PARAMBROJTËSE:
- Të ruhet në vende të sigurta dhe larg fëmijëve.
- Lexoni udhëzimet speciale përpara përdorimit.
- Mos hani dhe mos pini lëngje e duhan gjatë përdorimit.
- Shmangni thithjen e pluhurit / tymit / gazrave / pikave e avujve të tretësirës spërkatëse.
- Vishni doreza mbrojtëse / veshje mbrojtëse / mjete mbrojtëse personale për mbrojtjen e syve dhe fytyrës.
- Mblidhni sasinë e derdhur.
- Menaxhoni përmbajtjen / ambalazhin në përputhje me ligjin kombëtar.
- Përdoruesit duhet të mbajnë kominoshe të përshtatshme, këpucë të përshtatshme, doreza dhe maskë mbrojtëse për fytyrën gjatë përzierjes/ngarkimit.
- Kur trajtimi bëhet me traktor të tipit të mbyllur, përdorimi i dorezave kufizohet në punët ku ka kontakt të lëkurës me sipërfaqet e spërkatura, veç kabinës.
UDHËZIME PËR NDIHMËN E PARË DHE KËSHILLA PËR MJEKUN:
- Në përgjithësi: Të keni në dispozicion paketimin, etiketën ose MSDS-në e produktit në rast se shkoni për ndihmë tek mjeku ose tek Qëndra e Helmimeve.
- Në rast se merret me organet e frymëmarrjes: Nxireni pacientin në ajër të pastër dhe lëreni të pushojë në një pozicion që lehtëson frymëmarrjen. Telefononi Qendrën e Helmimeve ose mjekun nëse nuk ndiheni mirë.
- Në rast kontakti me lëkurën: Hiqni menjëherë rrobat e ndotura. Lani lëkurën menjëherë me ujë të bollshëm. Nëse acarimi i lëkurës vazhdon, konsultohuni me një mjek. Lani rrobat e ndotura përpara se ti vishni përsëri.
- Në rast kontakti me sytë: Shpëlajini me kujdes me ujë për disa minuta. Nëse ka lente kontakti, i hiqni ato nëse është e lehtë. Vazhdoni shpëlarjen. Nëse acarimi i syve vazhdon, vizitoni mjekun.
- Në rast gëlltitje: Shpëlani gojën. Thërrisni menjëherë Qendrën e Helmimeve ose mjekun.
- ANTIDOTI: Atropina
Tel. Urgjence: +44 1484 538 444.
PËRDORIMI I PËRGJITHSHËM:
- Mos ndotni ujrat me preparatin ose me ambalazhin e tij.
- Mos lani pajisjet spërkatëse pranë ujrave sipërfaqësore.
- Shmangni ndotjen përmes sistemit të kullimit.
- Hyrja në zonën e spërkatur lejohet vetëm me doreza të përshtatshme.
Për të mbrojtur organizmat jo-objekt luftimi:
Gjatë spërkatjeve lini një zonë të pa trajtuar prej 15 metrash ose një zonë të pa trajtuar prej 10 metrash në kombinim me përdorimin e sprucatorëve që ulin 50% shpërndarjen e mjegullës spërkatëse.
Përmban pirimikarb: Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Mënyra e veprimit:
Pengon aktivitetin e enzimës Acetilkolinesterazë (AChE) në sistemin nervor të insekteve. Ka veprim translaminar, hyn në brendësi të gjetheve me lëvizshmëri të kufizuar.
Mënyra e përdorimit:
Spërkatje gjethore. Rëndësi të madhe ka lagia e mirë e sipërfaqes gjethore.
Mënyra e përgatitjes së tretësirës spërkatëse:
Mbushni me ujë deri në mes pompën spërkatëse. Hidhni sasinë e nevojshme të produktit. Shtoni pjesën tjetër të ujit. Tretësira me spërkatje duhet të përzihet plotësisht përpara se të filloj spërkatja.
Përdorimi sipas kulturave:
- Pjeshkë, Nektarinë, Kajsi, Kumbull, Qershi: 50-75 gr/100 litra ujë.
- Mollë, Dardhë, Ftua: 50-75 gr/100 litra ujë.
- Perime në fushë të hapur: 100 gr/100 litra ujë për luleshtrydhe, domate, patlixhan, spec, angjinar, etj.
- Perime në serrë: 80 gr/100 litra ujë për luleshtrydhe, kastravec, spec, etj.
- Patate: 50 gr/dynym për Morrat.
(Doza dhe periudha e trajtimit janë të përcaktuara sipas kulturave përkatëse.)
Vërejtje:
- Pavarësisht nga vëllimi i ujit të përdorur për spërkatje, rekomandohet respektimi i dozave për dynym.
Trajtimi i fundit para vjeljes:
Pjeshkë, Nektarinë, Kajsi, Kumbull, Qershi: 7 ditë
Mollë, Dardhë, Ftua, etj. 3-14 ditë varësisht nga kultura.
Pastrimi i Pajisjeve Spërkatëse:
Menjëherë pas përdorimit, pastroni me kujdes pajisjet spërkatëse. Shpëlajeni me ujë të pastër deri sa të zhduken të gjitha gjurmët e produktit.
Udhëzime për tërheqjen e sigurt të produktit dhe paketimit:
Qeset, pasi janë shkatërruar, depozitohen për riciklim ose rikuperim të energjisë.
Kushtet e veçanta bujqësore, fitosanitare ose mjedisore:
Nuk është i rrezikshëm për grabitqarët e morrave.
Periudha dhe kushtet e ruajtjes:
Produktin mbajeni larg rrezeve të diellit dhe lagështisë në temperaturë 0-35°C. Produkti është i qëndrueshëm për 2 vjet nga data e prodhimit.
Reviews
There are no reviews yet.