QUALY ёshtё fungicid sistemik, me veprim parambrojtёs dhe kurativ, që i përket grupit të anilinopirimidinёs. Kontrollon kromat (Venturia spp.) dhe kalbëzimet e frutave (Monilia spp.) nё mollё, dardhё dhe bёrthamore si dhe kalbёzimin gri nё hardhi. Cyprodinil është një frenues i sintezës së aminoacideve dhe proteinave, vepron në biosintezën e metioninёs.
Lënda vepruese: 300 g/l Cyprodinil.
Formulimi: Koncentrat i emulsionushёm (EC)
Përdorimi:
Mënyra e përdorimit: Me spërkatje.
Kulturat bujqësore | Sëmundjet | Doza ml/100 lit ujë | Intervali i trajtimeve | Koha dhe numri i trajtimeve | |
(ditë) | |||||
Kroma e mollës | 50 – 80 | 10-Jul | Trajtime parambrojtëse nga faza e veshёve tё miut deri në madhesinё e frutave sa njё kokёr lajthie. (Faza 10-71/73 BBCH) 3-4 trajtime. | ||
(Venturia inequalis) | Doza maksimale përdoret në trajtimet kurative. | ||||
Molla | Nё fazat kritike pas formimit tё kokrёs pёrzihet me 0.4 lit Banjo (Fluazinam) + Qualy 0.4 lit pёr 1 ha | ||||
Kalbëzimi i frutave | 125 | 10-Jul | Gjatë lulëzimit. 2 trajtime (Faza 59-65 BBCH) | ||
(Monilia spp.) | |||||
(Alternaria mali) | 125 | 10-Jul | Pas lulëzimit. 1-2 trajtime | ||
Dardha | Kroma e dardhës | 50-80 | 10-Jul | Spërkatja e parë bëhet në fazën e çeljes se sythit. 3-4 trajtime (Faza 10-65 BBCH) | |
(Venturia pirina) | |||||
Pemët Frutore Bërthamore | Kalbëzimi i frutave | 50 | 10-Jul | Nga butonat rozё (Faza 59 BBCH) deri 40% tё lulëzimit (Faza 62-65 BBCH) | |
(Monilia spp.) | 80 | 10-Jul | 2 trajtime para vjeljes. | ||
Spёrkatja e parё parandaluese nё fazёn 68 BBCH (80 % e lulёzimit) | |||||
Hardhia | Botritis cinerea | 125-150 | Spёrkatja e dytё para mbylljes sё veshulit dhe njё spёrkatje e fundit 2-3 javё para vjeljes | ||
Sasia e ujit 1000 lit/ha |
Fitotoksiciteti:
QUALY nuk është fitotoksik kur përdoret sipas rekomandimeve të mësipërme. Është i përshtatshëm për t’u përdorur në Programet e Mbrojtjes së Integruar (IPM). Përzihet me shumicën e insekticideve, fungicideve dhe regullatorëve të rritjes.
Ndikimi ne ekosistem:
H400: Shumë toksik për gjallesat ujore. H410: Shumë toksik për gjallesat ujore, duke shkaktuar efekte afatgjata të dëmshme. Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij. Mos pastroni paisjet e punёs në afërsi te ujërave sipërfaqësore. Shmangni kontaminimin përmes sistemeve të kullimit të ujit nga fermat dhe rrugët. Pёr të ruajtur gjallesat ujore respektoni një brez sigurie 10 m me hundёza konvencionale nё vreshta ose 5 m duke perdorur 50% tё sasisё sё solucionit nё kёtё brez. Në pemtore 20 m me hundёza konvencionale, 15 m me 75% të dozёs sё solucionit dhe 10 m kur pёrdoren sprucatorё tё automatizuar nё 90% tё sasisё së tretёsirёs sё hedhur.
Karenca:
Trajtimi fundit para vjeljes: Mollë e dardhë, 60 ditë; pemë frutore bërthamore, 7 ditë; hardhi, 21 ditë.
Magazinimi:
Preparati ruhet në ambalazhin origjinal, në vende të ajrosura, pa lagështi dhe jo në kontakt me rrezet e diellit. Evitoni ruajtjen në temperatura mbi 35o C.
[/et_pb_tab][et_pb_tab title=”Info të tjera” _builder_version=”4.0.9″]
Masat parambrojtëse:
- P102: Mbajeni nё vende tё sigurta dhe tё pa arritёshme nga fёmijёt.
- Evitoni kontaktin me sytë dhe lëkurën.
- P280: Gjatё punёs pёrdor paisje mbrojtёse: kominoshe, doreza, maska, syze.
- Mbroni rrugët e frymëmarrjes duke përdorur mjetet mbrojtëse.
- P270: Mos hani mos pini lёngje dhe duhan gjatë përdorimit të këtij produkti.
- Lani paisjet mbrojtëse pas pёrfundimit tё punёs.
- EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet për përdorimin.
- P501: Hidhni përmbajtjen/enën mbajtёse tё produktit në kontenierin e miratuar të mbetjeve.
- Shkatërroni ambalazhet bosh sipas rregullave në fuqi.
Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun:
- P302+P352: Në rast kontakti me lëkurën (flokët): lahuni menjëherë me ujë të bollshëm dhe sapun. Lani rrobat e ndotura para se t’i rivishni.
- P305+P351+P338: Nёse futet nё sy: Shpëlajini me kujdes me ujë për disa minuta. Hiqni lentet e kontaktit, nëse keni tё tilla. Vazhdoni të shpëlani sytё.
- Në rast se merret me organet e frymëmarrjes: nxirreni të aksidentuarin në ajёr të pastë
- Në rast gëlltitje: jepini të aksidentuarit në mënyrë të përsёritur karbon aktiv dhe ujë të bollshëm.
- Dёrgojeni të aksidentuarin në qendrёn spitalore mё tё afёrt dhe i tregoni mjekut etiketën e produktit.
- Antidot specifik nuk njihet. Mjekimi simptomatik.
Reviews
There are no reviews yet.