RADIX TIM – Aminoacide me NPK
ANALIZA E GARANTUAR (% w/v)
- Aminoacidet e lira: 5.75%
- Azoti total (N): 3.33%
- Pentoksidi i fosforit (P₂O₅): 11.27%
- Oksidi i kaliumit (K₂O): 4.02%
VETITË
RADIX TIM është një produkt i lëngshëm me aminoacide enzimatike me origjinë bimore të rekomanduara për të favorizuar zhvillimin e rrënjëve.
- Produkt i lëngshëm me ngjyrë të kuqremtë (garnet).
RADIX TIM vepron në:
- Stimulimin e formimit të rrënjëve për shkak të përmbajtjes së aminoacideve të lidhura me fosforin.
- Përmirësimin e të ushqyerit të bimëve për shkak të përbërjes së aminoacideve të lira të lidhura me makroelementet NPK.
- Dhënien e vetive që përmirësojnë proceset biologjike që forcojnë bimët ndaj kushteve të pafavorshme.
E aplikuar së bashku me ujin e ujitjes, RADIX TIM rrit rendimentet e kulturave për shkak të rritjes së përthithjes, zhvendosjes dhe aktivitetit ushqyes.
VËREJTJE
- RADIX TIM është një produkt jo i rrezikshëm pa kërkesa të veçanta toksikologjike.
- RADIX TIM është i pajtueshëm me shumicën e produkteve agrokimike, por rekomandohet një test përputhshmërie para aplikimit.
- Duhet të ruhet në një zonë të freskët dhe të thatë.
- Temperatura optimale e ruajtjes midis 5 ºC dhe 30 ºC.
- Aplikimi i tij rekomandohet sipas këshillave teknike agronomike.
Siguri:
- EUH210: Fleta e të dhënave të sigurisë në dispozicion sipas kërkesës.
- P102: Mbajeni në vende të sigurta dhe të pa arritshme nga fëmijët.
- P270: Mos hani, pini ose pini duhan kur përdorni këtë produkt.
MËNYRA E APLIKIMIT DHE DOZAT
RADIX TIM është një produkt i lëngshëm i tretshëm në ujë që rekomandohet të përdoret në të gjitha bimët e arave, perimet, drufrutorët, bimët etero vajore, bimët dekorative, etj. Ky produkt është ideal për ujitje me pika, etj.
Dozat e rekomanduara janë:
- Ujitje me pika:
5 – 10 l/ha – aplikim
20 – 40 l/ha për cikël bimor
Regjistrimi:
- Nr. dhe data e regjistrimit: Nr. 3666, datë 5.2.2025
Reviews
There are no reviews yet.