Fungicid me veprim kontakti dhe sistemik, ne saje te permbajtjes se squfurit dhe tebuconazoles, me aktivitet preventiv, kurativ dhe ç’rrejnoses i nje numri te madh te semundjeve kerpudhore.
– Tebuconazole eshte fungicid sistemik, me veprim parandalues, shërues dhe çrrënjosës. Dëmton funksionin e membranës qelizore. Thithet shpejt nga pjesët e gjelbra të bimës, duke lëvizur në drejtim akropetal. – Squfuri eshte fungicid kontakti dhe me avullim, me veprim parambrojtës. Vepron mbi micelin dhe sporet e hireve në fazën fillestare. Ushtron edhe veprim të kënaqshëm kundër merimangave (eriofidet në dardhë dhe hardhi) dhe kromave në farore.
Lenda vepruese: 45 gr/kg tebuconazole + 700 gr/kg squfur.
Formulimi: Granula te dispergueshme ne uje (DF).
Përdoret me spërkatje në:
– Pemë frutore farore dhe berthamore: kontrollon kromën e mollës dhe dardhës (Venturia inaequalis, Venturia pirina), hirin e mollës (Podosphaera leucotricha), hirin e pjeshkës (Sphaerotheca pannosa) dhe kalbëzimin e frutave (Monilia spp.).
– Hardhi: kontrollon hirin (Uncinula necator).
– Perimet solanore, kungullore, qepore, etj.: kontrollon alternarien (Alternaria spp.), kalbëzimin (Botrytis spp.), hiret (Erysiphe polygoni, Erysiphe cruciferarum), septoriozën (Septoria lycopersici), ndryshkun (Puccinia allii).
– Patate: kontrollon alternarien (Alternaria solani).
– Të lashta: kontrollon hiret (Erysiphe spp.), ndryshqet (Puccinia spp.), fusariozat (Fusarium spp.).
– Bimë zbukuruese: kontrollon kalbëzimet (Botrytis spp., Monilia spp., Schlerotinia spp.,) dhe hiret.
Perdoret me 2-3 kg preparat/ha, te tretur ne 400-1000 lit uje. Mund te perdoret me doza me te larta ne raste te avancuara te semundjes se hirit.
Fitotoksiciteti:
Produkti mund te rezultoje fitotoksik nese perdoret ne temp mbi 28o C si dhe ne disa varietete te molles si: Stayman (winesap), Grammy Smith, Starking, Renetta. Ne hardhi eshte fitotoksik mbi varietetin Cv. Sangioveze.
Verejtje mbi perdorimin:
Te mos perdoret gjate oreve te nxehta te dites.
Nga trajtimi i fundit me kete produkt duhet te pritet 2 jave per trajtim me vajra minerale.
Karenca:
14 dite per hardhine, mollen, specin, kastravecin, pjeprin, domaten; 7 dite per kungullin; 30 dite per dritherat dhe 10 dite per pjeshken.
Masat Parambrojtese:
- Rujeni ne vende te sigurta nga femijet dhe kafshet shtepiake.
- Ruajeni produktin ne ene origjinale te mbyllura.
- Ruajeni ne vende te thata dhe te fresketa, larg ushqimeve dhe pijeve per njerezit si dhe ushqimeve per blegtorine.
- Mos hani, mos pini lengje dhe duhan gjate perdorimit.
- Mos veproni ne drejtim te kundert me eren.
- Evitoni kotaktin me syte, me lekuren dhe me veshjet.
- Mbas perfundimit te punes lahuni menjehere me uje dhe sapun si dhe lani pajisjet mbrojtese, mjetet e sperkatjes.
- Beni shkaterrimin e ambalazhit sipas rregullave ne fuqi.
Informacion per ndihmen e pare dhe keshilla per mjekun:
- Ne rast kontakti me lekuren, lahuni me uje te bollshem dhe sapun.
- Ne rast kontakti me syte, menjehere lajini ato me uje te bollshem per 5 minuta. Mos perdorni acid borik per shpelarje pasi squfuri eshte irritant.
- Ne rast thithje me frymemarrje, nxirret i demtuari ne ajer te fresket.
- Ne rast thithje me gelltitje, nese i demtuari eshte i ndergjegjshem, i jepen 2 ose me teper litra uje. Nese zemra ka rrahje te ngadaleta dergohet ne qendren spitalore me te afert duke i treguar mjekut etiketen e ketij produkti.
- Nuk ka antidot specifik. Mjekimi simptomatik.
Reviews
There are no reviews yet.